• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sfidon BE: Populli nuk mund të gënjehet, ata bëjnë sikur nuk e njohin gjendjen

by Java News
19/02/2019 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari demokrat Lulzim Basha pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani për çështjen e mandateve, ka folur sot edhe për mediat.

Me një qëndrim të qetë, gati të shkujdesur, por të prerë dhe preciz, Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç.

Por nuk ishte e vështirë të shquaje reagimin e veçantë të kryedemokratit kur u përmend emri i saj. Në deklaratën e Bashës nuk mungoi një mesazh për ndërkombëtarët.

Dialogu

Basha: Ditë edhe më të bukura presin shqiptarët.

Gazetari: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e zonjës Kocijancic?

Basha: Kush?

Gazetari: Djegia e mandateve ditën e djeshme…

Basha: Po…

Gazetari: Zëdhënësja e BE-së ka bërë një deklaratë se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit…

Basha: Ëhë…

Gazetari: Një qëndrim të PD-së për këto deklarata.

Basha: Po

Kujtojmë se zonja Koçijançiç deklaroi dje se djegia e mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës dëmton integrimin në BE. Por Basha në kundërpërgjigje tha se integrimin e Shqipërisë në BE e pengon qeveria duke numëruar akuzat ndaj saj.

Me një mesazh të qartë për ndërkombëtarët, Basha theksoi se kusho që bën sikur nuk e njeh gjendjen në vend dëmton besueshmërinë e institucionit që përfaqëson.

“Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen.

Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson para shqiptarëve.

Ne duam që të shpejtojmë procesin e integrimit europian të vendit dhe në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit, shkojnë në burg.

Këto janë normat e Europës, kjo është Europa ku duam të shkojmë.

Në qoftë se dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me bandat dhe problemi është opozita që kundërshton këtë ky është një pretendim i gënjeshtërt.

Shqiptarët kanë kohë që nuk i hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtra.

Tre herë dera e Europës është mbyllur për këto arsye dhe kjo është një thirrje për realizëm, për përgjegjësi.

Ne na duhet një Bashkim Evropian me besueshmëri.

Besueshmëria e atyre që flasin në emër të Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për këtë proces pa kthim të mbrojtjes së demokracisë, të shtetit ligjor, të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë se sa kjo që ka vendosur PD dhe opozita”, u shpreh Basha.

E.Xh./

Next Post
Ekzekutoi 8 pjesëtarë të fisit, kërkohet burg përjetë për Ritvan Zykajn

Ekzekutoi 8 pjesëtarë të fisit, kërkohet burg përjetë për Ritvan Zykajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In