• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha s’di më ç’flet, Lulzim Berisha rrahu Servet Pëllumbin për Partinë Demokratike

by Java News
15/12/2016 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së kujtoi sot ne emisionin te “Pakekspozuarit” ne “News 24” edhe ‘rivalin’ e tij në garën për kryetar të PD-së, të ndjerin Sokol Olldashi. Ai tha se gara mes tyre ka qenë një garë e vërtetë e paprecedentë. Basha foli sot edhe per strukturat e reja te PD-se, angazhimin e tij per ringritjen e partise si edhe sfidat e veshtira qe ajo hasi pas dorehqjes se Berishes.

bashaYlli Rakipi: Zoti Basha ju sot keni shkuar personalisht vetë për të bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm, një koment…
Lulzim Basha: Nuk mendoj se ka shumë vend për koment. PD dhe unë kemi afro 2-3 vite që prej fillimit të kësaj qeverie që kemi denoncuar si problem kryesor të kësaj qeverisje lidhjen me krimin. Kjo është prova më e qartë se si krimi ka kapur shtetin. Nëqoftëse ka një risi këtu është se ka dalë haptas. Është edhe përdorimi i automjetit të ministrit nga banda e Habilajve dhe ky është rasti i dytë, ku kryetari i bashkisë ofron punë si një kusht për lirimin e Lulzim Berishës. Nuk është rasti i vetëm. Kemi rastin e Klemend Balilit dy ditë më parë; rastin e Armando Prengës.

 

Për të qenë të vërtetë, ky njeri, Lul Berisha i liruar tani ka qenë edhe pjesë e PD.

Asnjeherë.

Vite më parë ka rrahur Servet Pëllumbin.
Ky njeri është arrestuar në vitin 2006.

Por ka rrahur edhe Servet Pëllumbin…
Sepse ky njeri bënte ligjin. Është arrestuar në Maqedoni, që tregon se shteti shqiptar ka bërë një përpjekje ekstra për arrestimin e një prej kokave të krimit. Është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat e vendit. Çështja qëndron këtu. Ky thotë, e tha edhe Kryeministri sot në parlament që një qytetari t’i jepet mundësia të bëjë punë vullnetare në bashki. Çfarë do të thotë kjo që Lul Berisha do mbledhë kanaçe në plazhet e Durrësit?! Ka njeri që e beson këtë që Lul Berisha do bëjë punë publike për Vangjush Dakon.

Andi Bushati: Zhurma që po bën PD rreth këtij fakti, të krijon përshtypjen sikur po bëjmë një shtrembërim të realitetit. Letra e Dakos është vetëm një pikë në puzzl-in gjyqësor. Kemi një sërë procesesh gjyqësore që tregon për një trupë gjyqësore të kapur nga krimi. U duk sikur PD do të fokusohej tek aspekti politik.

Nuk është ky rasti për të diskutuar qëndrimin e PD-së. PD ka qenë e qartë në qeverisjen e mëparshme kur ka arrestuar këtë dhe shumë të tjerë dhe sot ka mbajtur një qëndrim. Cili është ndryshimi mes një trupe gjyqësore që e ka dënuar më parë. Patën guximin që pasi policia e arrestoi të bënin një proces gjyqësor dhe tani e lirojnë me një letër të kryebashkiakut, që njihet si një njeri shumë i afërt me Ramën. Këtu ndahen dy pikëpamje. Drejtësia e korruptuar produkt i një politike të kapur.

Dako kërkon t’i përgjigjet live akuzave në një studioo paralele nga Durrësi, Basha kundërshton.
Rakipi: Dako kërkon të hyjë në linjë telefonike.
Basha:
Merre në emision dhe të flas.

Rakipi: Ai kërkon të hy në linjë . Nuk është kriminel.
Basha:
Ia kam thënë ballas; ti je kryekrimineli i Durrësit. Si trembem një kryebanditi si Dako.

Rakipi: Ai është njeri i rëndësishëm në PS.
Basha:
Sill Ramën më mirë këtu të bëj debat.

Rakipi: Është një njeri i rëndësishëm në PS.
Basha:
Atëherë vazhdo emisionin më Dakon. S’duhet të më kishe thirrur mua.

Rakipi: Ju jeni kreu i PD. Por nuk jeni Zeusi.
Basha:
Nuk e përcakton ti se kush është raundi i Dakos. Ose ti merr vendimin tënd dhe unë timin.

Rakipi: Jo mos ka gjë, se ti do jesh i ftuari i emisionit.
Basha:
Vazhdo emisionin.

Rakipi: do ishte korrekte nga ana juaj që për atë që akuzoni ta lini të fliste se e keni akuzuar që është kryebanditi i Durrësit.
Basha:
Thirreni këtu më mirë. Se kam problem ynë të përballem me një model të krimit, por nuk të takon ty që të bësh këtë gjë. Nuk ke thirrur Berishën, por pengun e Lul Berishës.

Rakipi: Asi nuk vjen në studio, si ty është.
Basha:
Unë vij në studio.

Rakipi: Ja do e shohim nëse do vish kur të zgjidhesh.
Basha:
(Qesh) Do vij. Do e provosh.

Rakipi: Një moment interesant ishte PD në vitet 90’, çmendoni për PD në vitet 90’ dhe për PD sot?
Basha: Mendoj se kjo përmbledhje ishte pikëpamje opinionesh. Duhet pranuar se pas largimit të Berishës, PD u përball me një sfidë, pasi ai u identifikua me të. Nuk duhen mohuar meritat. Hapja e PD që unë po flas sot ka nisur prej 3 vitesh. Kryesia e re e PD përbehet 50% nga zonja. Dua të them se transformimi ka nisur.

Rakipi: Si i mendoni ju figurat e PD të viteve 90’ me ata sot?
Basha: Po te marrësh figura historike si Pjetur Arbnori, Azem Hajdari, Genc Ruli, Arben Imami janë figura që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm. Këta që përmenda nuk janë kaq të njohur, por nga aftësitë janë me mendësi të ndryshme…

Basha: Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PD-së është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PD-së është i votuar, është një risi. Kjo ishte një garë e vërtetë mes meje dhe të ndjerit Sokol Olldashi. 18 ditë e kanë transmetuar mediat. Një garë e vërtetë, e paprecedentë. PD është përfshirë në një proces. Pyetja kryesore, është a është kjo frymë e votimit diçka që i shërben interesit publik apo jo.

Lubonja: Unë kam problem me këtë lloj diskutimit. Problemi më i madh ëjanë ato figura historike, duke nisur që nga Sali Berisha, Gramoz Pashko e me radhë. Një institucion funksionon mirë, kur themeluesit e kanë ngritur mirë.

Gramoz Pashko nxori çekun e bardhë. S’po flasim për Berishën, se Berisha ka mëkatin që vazhdoi. Por këto figura që i quajtët historike kanë pasur ndikim historik.

Unë nuk fola për këtë Lul Berishën, por problemi i këtij dhe vajtjes së krimit deri në parlament, nuk e shikoj që ka vajtur me Edi Ramën kështu befas.

Për PD-në, dera është e hapur, problemi është kush po hyn aty. Kush hynë, sa hynë? Derën mund ta hap po nuk më vjen njëri. Këta të rinjtë vërtetë janë kështu, keni dëgjuar një nga këta të rinjtë të bëjnë një kritikë për Sali Berishën e me radhë? Po qe se nuk del me personalitet, profilin duhet ta mbash të ulur se kështu ta duan.

Bushati: Unë jam dakord me atë që ma parashtroi zoti Basha, që ka një fluks në PD-në, unë nuk i di CV-të i tyre dhe që publiku nuk i di CV-të e tyre është problemi kryesor në PD.

Po të bësh një sondazh se me çfarë karakterizohet PD-ja me fjalimet e Berishës në parlament apo këta njerëz që vijnë nga UET-ja? Hapja e dyerve nuk është një proces i futjes së njerëzve por këta njerëz të rinj janë bërë rrymë dominante në PD? A e kanë ndryshuar frymën e opozitës?..

Basha: E para kjo është një opozitë me produkt thelbësor. Nuk më takon mua ta them, por është opozita më e mirë. Pa rolin ton aktiv nuk mund të ishin këto lëvizje. Jo vetëm kaq, ne kemi qenë propozues për dy amendamente.

Bushati: Ju keni frikë të hapjes..
Basha:
Cili është procesi? Kjo është e rëndësishme. NË PD ofrohet mundësia që të ecësh përmes votës. Më të mirin, më të aftin. Dy aspekte ka partia; drejtuesit dhe funksionet publike. Kjo ka gjallëruar dhe debate. Lubonja tha se nuk flet kush keq për kryetarin, për Berishën. Jam unë kryetari, jo Berisha. Nuk ka ndonjë magji të madhe, kështu funksionojnë partitë.

Bushati: Ju flisni për burokraci..Ju flisni për Berishën.
Basha:
Jo nuk është ashtu. Berisha ka një profil të lartë publik. Trafikanti, hajduti, po bëhet drejtor.

Rakipi: Ne po përpiqemi që të mbajmë ndonjë shënim, por s’po nxjerr gjë.
Basha:
Mos paragjykoni. Doni që të sillem si autokrat? Që ky të ik ai të vij?

Lubonja: Ok, u tha se si është pjesa e brendshme se si funksionon partia. Unë jam qytetar dhe kam pritshëmri nga opozita dhe politika. E para gjë pozitive që mund të them është se ju keni ngritur probleme, si droga e dekriminalizimi. Pyetja e madhe që ngrihet është se ndërrohet partia vijnë të rinj etj. Unë do doja një opozitë që njerëzit ta ndiqnin në rrugë. Pse kjo opozitë nuk më jep mua këtë forcë?

Basha: Po diskutohen kërkesat e publikut ndaj opozitës. Askush nuk ka besim tek kjo qeveri, lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita. Lajmi mirë është se ju keni kërkesa ndaj opozitës. Kjo është një shenjë që shqiptaret duan ndryshim. Të shkatërrosh besimin tek politika do të thotë të shkatërrosh besimin tek e ardhmja. Padyshim që opozita përdor dhe protestat, por është një koncept i vjetëruar, pasi protesta nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është t’i shërbesh qytetarëve.

Lubonja: e ke parë ça bëhet në SHBA…Vritet një zezak e shih ç’bëhet?
Basha:
PD ka detyrën të frymëzoj. Kjo është një detyrë e vështirë. Kjo është detyrë e imja si opozitë, e juaja. Të ndihmoni këtë përpjekje. Kjo opozitë ka produkt si asnjë opozitë tjetër.

Bushati: Zoti Basha, ju dëgjova me vëmendje se kur folët për hapjen e PD do ishte në një proces 3 vjeç.
Basha:
Unë jam një produkt i hapjes së PD. Kam qenë 7 vjeç kur u themelua PD dhe 19 vjeç kur u largova nga Shqipëria. Sot jam kreu i PD.

Bushati: Unë do thosha se do ishte më efikase që të flisnit për një proces 1vjeç për hapjen e PD. Nuk e shoh si Lubonja sesa është e aftë që të frymëzoj PD. Ju dështuat në 2015.
Basha:
Në 2015 OSBE-ODIHR zbuloi fakte abuzimi. Ne kemi të bëjmë me deformim të vullnetit të qytetarëve. Në ato raste kur kanë ekzistuar unë kam dalë dhe kam thënë se ‘kemi bërë gabimet tona. I pranojmë gabimet tona, fajet tona’. Të pranosh është proces unik. Ne si shoqëri duhet ti referohemi fakteve. Ne kemi pranuar gabimet tona, me zë të lartë i kam pranuar unë. Mosmbajten e disa premtimeve tona. Të pranosh, do të thotë që të korrigjosh dhe të ecësh para. Ka nevojë për besim.

ma.me

Next Post
Hoxha: Si u shpëtoi forcave speciale Klement Balili në 4 operacione

Hoxha: Si u shpëtoi forcave speciale Klement Balili në 4 operacione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

February 12, 2026
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In