Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar “një shkelje brutale të ligjit që po ndodh në mes të Tiranës me lejen e Edi Ramës”.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha deklaron: “Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut të tij, Sadri Abazi, tek Zogu i Zi kanë vendim prishjeje, ai për 3 ditë ka shtuar një kat të tërë pa leje dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. Mijëra njerëz kanë hyrë në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande. Banda që qeveris bën ç’ të dojë, të sunduarit, shqiptarët janë të ndaluar”.
“Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim. Dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt?”, shtoi Basha. /r.a