• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha rikthehet në ‘skenën’ politike, takohet me të rinjtë: 14 maji, data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër

by Java News
24/05/2023 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit ka përçarë edhe më shumë Partisë Demokratike, ndërsa vijon të mbetet pa kryetar pasi kreu i komanduar Enkelejd Albeaj dha dorëheqjen nga ky post. Por në skenën politike të PD-së duket se po rikthehet sërish ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili për një kohë të gjatë ka qëndruar i distancuar ndaj zhvillimeve politike brenda PD-së, madje edhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pasditen e sotme ai ka zhvilluar një takim me disa të rinj, ku temë kryesore e diskutimit ishte pjesëmarrja e ulët e atyre që votonin për herë të parë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Lulzim Basha e konsideroi këtë bojkotim të të rinjve si një datë skadence për politikën e vjetër të vendit.

Gjatë takimi, Basha tha se të rinjtë nuk kanë më asnjë takim tek klasa e vjetër politike që vetëm sa po riciklohet dhe nuk ngjall asnjë shpresë për qytetarët.

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka organizuar një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike.

Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët.

Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava.

“Pse kemi ardhur në këtë pikë? Unë kam një shpjegim si kemi ardhur në këtë pikë. Rinia gjithmonë është aktive, Por është mësuar që politika i thërret jo për hallet e tyre por për hallet e veta. Mospjesëmarrja, bojkoti, është një mesazh ku baza është se nuk e shohin veten te oferta., Me aq sa e ndoqa fushatën vetëm ofertë nuk ishte.

Çdo shprehi tjetër. Gjuhë agresive, sulme, tallava, por jo ofertë. Politika na është kthyer në një Big Brother. Qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Është të kalojmë orët për t’u zbavitur. A mundet politika të kthehet në tallava dhe Big Brother. Si do i zgjidhim ne problemet nëse instrumentin e vetëm që i zgjidh këto probleme e kthejmë në tallava dhe Big Brother. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë të angazhohet kur nuk i jepet hapësira për t’u angazhuar”, u shpreh Basha.

Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet

I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar./m.j

Next Post
Rikthimi/ Basha: Kam qënë i distancuar, jo i ‘stakuar’ nga politika. Reflektova, duhet përmbysje. Me besoni…!

Rikthimi/ Basha: Kam qënë i distancuar, jo i 'stakuar' nga politika. Reflektova, duhet përmbysje. Me besoni...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In