Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.
Basha thotë se tashmë ka një kriminel më pak në politikë por asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën si kokën e krimit politik.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
/a.r