“Është fytyra e Edi Ramës”. Kështu ka deklaruar lideri demokrat Lulzim Basha për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin pasi gënjeu në formularin e vetëdeklarimit.
Basha përsërititi sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri kujdestare për t’i kthyer pushtetin popullit.
Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është fytyra e radhës se me kë qeveris ai. Ai nuk qeveris dot pa persona të inkriminuar. Është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vend qeverisen nga krimi. Tani janë të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Edi Ramës për të qeverisë me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë pushtetin popullit, me një qeveri kujdestare, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, u shpreh Basha.
g.kosovari











