• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ramën e zë konsensusi, s’kemi kohë për debate shterpë

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të djeshme të Ramës, i cili tha se Basha pranoi konsensusin vetëm kur pa se Reforma i kishte të sigurta 94 vota për miratimin e saj. Basha shkruan në Facebok se Rama sëmuret nga rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit.

“Nuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.

Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakort me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja?

Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, smund të bëhet duke shkelur Kushtetutën.

Ekspertët e opozitës janë në punë cdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë.

I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithpushtetshëm.

Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi.

Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita s’ka asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë.

Nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, cka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese.

Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën.

Bandat e veshura me pushtet po shtojnë anëtarë e dhunojnë qytetarët, dhe për turpin e faqen e tij te zeze, ai nuk ka shkarkuar nga detyra as Elvis Rroshin, të dënuar edhe për përdhunim, sepse firma e tij i duhet për pazaret e fundit që ka planifikuar.

U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përdite per 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim.

S’ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit nderkohe qe vapa e gushtit po ja than palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët.

Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve”, shkruan Basha.

Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë.

Teksa e gjithe kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë.

Sepse tashme për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të clirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve.Beteje qe do ta luftojme e do ta fitojme me dhe per cdo shqiptar.

Next Post

Ujësjellësi i ri te Dogana, Veliaj: Përfitojnë 5 mijë banorë, dyfishojmë kohën e furnizimit me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In