Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar ku theksoi, sipas tij, gjendjen e rëndë ekonomike.
Në takimin e hapur për mediat, Basha tha se PD ka denoncuar 22 tender, por standardi i transparencës është zhdukur.
“Nuk ka integrim me korrupsion dhe i vetmi përgjegjës është Edi Rama” – tha Basha.
Sipas tij, taksat e shqiptarëve po vidhen nga Rama dhe bandat pranë qeverisë.