• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama pranoi vendet e rezervuara. Rama: I thoni Lulzimit që s’kam pranuar asgjë të tillë!

by A R
13/06/2016 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe Edi Rama deklarojnë gjëra të kundërta në “komunikimin” në distancë, i pari përmes konferencës për shtyp dhe i dyti nga rrjetet sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Rama pranoi parimin e “vendeve të rezervuara” për dy prej organeve të reja KLGJ e KLP, por nuk e pranon për dy organe të tjera të rëndësishme dhe një prej tyre është struktura që do të bëjë vetingun. Basha tha se Rama kërkon që të kapë këtë organ dhe të mbajë në sistem gjyqtarët e korruptuar që i shërbejnë.

“Sot palët ndahen në një pikë, të vetme por të rëndësishme, mënyrën e përzgjedhjes së institucioneve të reja vendimarrëse e kontolluese të sistemit të PD. Moskapja politike nuk është kusht, është vetë reforma, me kapje politike nuk ka reformë. Sot pas presionit tonë për të qëndruar në modelet dhe parimet e “Vencias” kemi një lajm të mirë. Edi Rama pranoi sot rekomandimin numër 88 të “Venecias”, atë që njihet parimi i “vendeve të rezervuara”, pranoi parimin por jo implementimin sipas përcaktimeve të “Venecias”.  Paragrafi 88 opinioni final i Komisionit të vencias “me qëllim përgatitjen  e tekstit final, nëse palët nuk pranojnë shumicën e cilësuar, janë dy dhomat e tjera pra: përfshirjen e opozitës në vendimarrje. Zoti Rama pranoi vetëm një pikë, por ende jo për dy institucione që do të largonin të korruptuarit. Por që kjo të ndodhë siç është planifikuar të ndodhë, as Edi Rama, as Lulzim Basha nuk mund të kenë dorën e përzgjedhjes në këto dy organe. PD nuk kërkon asnjë vend të vetëm për militantët apo anëtarët e saj. Nuk mumnd të pranojmë që pala tjetër të vendosë në këtë sistem Sokol Sadushin, Ardian Dvoranin..apo Pandeli Majkon. Sot duke iu dorëzuar parimit të vencias, zoti Rama pranoi se ishte ai dhe vetëm ai pengesa për një konsensus për një drejtësi që ndëshkon krimin. Duke pranuar vetëm për dy organe, ekspozoi po kështu se nuk heq dorë nga kapja politike e atyre që do të bëjnë vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Ekspozoi se do të kapë politikisht këto dy organe të rëndësishme në këtë proces. Opozita nuk ka kërkuar kurrë 2/3, sepse me mekanizmin zhbllokues do të thoshte kapje e sistemit të drejtësisë”, tha Basha.

Gjatë kohës që Basha fliste, Rama, i cili e ndiqte në televizion, shkruan në Facebook se nuk ka bërë asnjë deklaratë.

“Dikush duhet t’i thote Lulezimit qe s’kam thene asgje te re sot nga ç’thashe pas takimit me te dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara”, shkruan Rama.

Edhe në përfundim të konferencës për shtyp të Bashës, Rama shkroi përsëri në Facebook se është i gatshëm të gjejë një formulë zgjidhjeje me opozitën, por jo kompromis partiak për gjyqtarët e prokurorët.

“E përsëris: Formulë zgjidhje me opozitën po, kompromis partiak për skanimin e gjykatësve e prokurorëve kurre! Partitë larg duart nga skanimi!”, shkruan kryeministri.

Next Post

Dietat verore për një fizik në formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In