• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama po asgjëson zgjedhjet e lira se i trembet gjykimit me votë

by Java News
09/05/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kohës që Rama fliste nga kongresi i PS në Durrës, Lulzim Basha u shpreh nga çadra e protestës se kryeministri i trembet gjykimit popullor me votë dhe se me asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme po asgjëson Shqipërinë.

“Edi Rama i trembet gjykimit popullor me votë sepse s’di ti përgjigjet pyetjeve për 300 mijë vende pune, për subvencione, ndihmë ekonomike, arsim cilësor. Nuk ka mbajtur asnjë premtim. Nuk mbajti asnjë premtim sepse nuk u përpoq kurrë të mbante premtimet e tij. Kjo vetëm që të përfitojne pushtetaret kriminelë të kupolës së tij politike. Ky komplot ka rekrutuar me paratë e drogës lobiste që përpiqen ti shesin kryeqyteteve europiane dëngla dhe mashtrime për të asgjësuar të vërtetën e çdo shqiptari, të djathtë e të majtë. Nëse jo ti gënjejnë të paktën ti vënë në dyshim me qëllimin që në zyrat dhe mediat ku kanë akses, të injektojne jo të vërtetën, por genjeshtrën”, tha Basha.

Sipas Bashës, shkatërrimi nuk po ndalet në asnjë sektor, ndërsa asgjësimi i Shqipërisë po bëhet përmes asgjësimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Vula me të cilen duan të asgjësojnë Shqipërinë është asgjësimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në funksion të kësaj kanë shpallur zgjedhje moniste sepse refuzojnë zgjidhjen që përcaktuan qytetaret shqiptar për të drejtën sovrane të votës së lirë”.

Basha ka ironizuar kongresin e PS në Durrës, duke u shprehur se po shpërndahen çmimet ‘Oscar’.

“Kupola politike e republikës së vjetër ka shpallur ceremoninë e çmimeve Oscar. Po jepen live në Durrësin e Vangjush Dakos ku luhet tash e 4 vite teatri i shëmtuar kriminal, i betonizimit, korrupsionit si kudo anembanë vendit.Republika e vjetër në grahmat e fundit po ju dhuron këtë shfaqje të shëmtuar të hipokrizisë të shqiptarëve. Ka zgjedhur datën 9 maj, ditën e Evropës si për të na kujtuar kontrastin e thellë, që qëndron mes atyre që erdhën në pushtet me emrin aleanca për Shqipërinë evropiane dhe u faktuan për 4 vite si aleanca e drogës dhe krimit.Tani janë në ceremoninë OSCAR, japin dekorata dhe statuja njëri tjetrit. Nuk e di kush e mori Oscarin për luftën kundër krimit të organizuar Saimir Tahiri që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe Policinë me kriminelë?  Po çmimin për rritjen e fuqizimin e vendeve të punës, Arben Ahmetajt?”, -tha Basha/c.a
Next Post
Rikthehet Big Mama, nuk do ta besoni sesa ka ndryshuar (FOTO)

Rikthehet Big Mama, nuk do ta besoni sesa ka ndryshuar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In