Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në qytetin e Pogradecit.. Zoti Basha theksoi se e vetmja gjë që duan Rama – Meta është të fusin në dorë Pogradecin, që ta përdorin për interesa të tyre dhe duke e parë se vullneti i zgjedhësve nuk është në anën e tyre, kërcënojnë kandidatin e opozitës.
“Kanë ardhur në këto zgjedhje në Pogradec me një pazar të ulët që ka një dhe vetëm një qëllim, kapjen e Pogradecit, kthimin e Pogradecit në një çiflig për Ilir Metën e LSI, përdorimin e pushtetit vendor për korrupsion e abuzivizëm. Kjo është arsyeja se pse Ilir Meta e do me çdo kusht Pogradecin dhe nuk ka ndalur as para shantazheve, as para kërcënimeve për të bërë gjithçka që ta shtijë në dorë. Së fundmi, guxoi dhe kërcënoi edhe kandidatin tonë. Po pse e kërcënoi, thoni ju? Sepse nuk ka alternativë, s’ka ofertë, s’ka zgjidhje për problemet e Pogradecit dhe pogradecarëve dhe e ka kuptuar. Ai e di që pogradecarët e dinë se Ilir Meta nuk ëshët zgjidhja por është problemi për Pogradecin.’, tha Basha.