• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Rama-Meta morën 700 milion dollarë borxh

by
21/05/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në qytetin e Durrësit. Basha është njohur me shqetësimet që kanë sot të rinjtë e Durrësit për papunësinë në rritje, tarifat e larta të universiteteve, pamundësinë e prindërve të tyre për të mbyllur muajin pa marrë borxh e deri te mungesa e shpresës se nesër do të bëhet më mirë.

Vendi është zhytur në krizë, tha zoti Basha, por qeveritarët refuzojnë të japin llogari e t’i pergjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

“Ku janë 300 mijë vendet e punës, ku është punësimi, ku janë çmimet e ulura të energjisë dhe të naftës, ku është shëndetësia falas, ku është arsimi për të gjithë, ku janë universitetet që do të hapin dyert e tyre për të mos lënë asnjë të ri pa shkollë ,siç u premtua para dy vitesh, kush përgjigjet për këto pyetje? Askush. Edi Rama dhe Ilir Meta, të dy së bashku dhe veç e veç organizojnë estrada të pakuptimta rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë me një tufë zyrtarësh memecë përpara, recitojnë të njëjtën histori nga fillimi deri në fund, çdo ditë, katër herë në ditë, pa u lodhur pa u bërë fare merak se asnjë nga shqiptarët nuk merr përgjigje për këto pyetje. Ku është mirëqenia e premtuar, ku është siguria, ku është rendi, asnjë përgjigje. Në rastin më të mirë sulme ndaj opozitës, sulme ndaj meje sulme ndaj Gridës, çfarë fshehin këto? Mungesën e zgjidhjeve, mungesën e ofertës, mungesën e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë para jush” u shpreh  Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se Rama-Meta jo vetëm nuk mbajtën asnjë premtim, por përkundrazi refuzuan të dëgjojnë zërin e qytetarëve, kur kërkonin mos rritjen e  çmimeve si dhe refuzuan të miratonin në parlament amendamentet e opozitës për uljen e çmimit të energjisë, naftës uljen e taksave etj.

Me votën e bashkuar të 21 qershorit, tha zoti Basha, do t’i hapet rruga ofertës se Partisë Demokratike per ulje çmimesh, uljen e tarifave për studentët, faljen e kamatvonesave për ujin dhe energjinë, ulje taksash dhe krijimi i lehtësirave për bizneset që punësojnë të rinj.

“Lulzim Basha ka një zotim për zgjedhjet e 21 qershorit. Që me votën e bashkuar, të djathtë e të majtë, pas 21 qershorit të diktojmë uljen e taksave në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatvonesave anëembanë. Të diktojmë rritjen e rrogave e pensioneve dhe jo ngrirjen e tyre, të diktojmë destinimin e të gjitha fondeve publike për investime që ndihmojnë në hapjen e vendeve të punës. Pra, për punë, dinjitet dhe respekt për gjithë shqiptarët”, tha ai

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, tha se bashkë me të rinjtë dhe durrsakët do t’i kthejnë shpresën dhe do të bëjmë më të mirën për qytetin

“Ne do kemi vetëm një strategji, luftë frontale papunësisë. Papunësia sepse është nëna e të gjithë të këqijave. Aty lind varfëria, aty lind keqësia, aty lind mungesa e shpresës. T’i kthjemë jetën qytetit, t’i kthejmë shpresën të gjithë atyre njerëzve që varfëria ia ka ulur kokën. Pas 21 qershorit do e keni kokën lart se do bëjmë më të mirën për qytetarët. Të rinjtë të vijnë bashkë me ne dhe të shkojmë drejt punësimit, parqeve, të shkojmë drejt rrogës më të lartë. A duhet ne të subvenciojmë një numër të caktuar kur të rinjtë punësohen?! Po, ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë. Trekëndëshi midis agroturizmit, bregdetit dhe arkeologjisë do na e kishte zili e gjithë bota. Ne e kemi dhe hajde ta bëjmë”, tha Duma.

Next Post

Besa shkëlqen dhe me pamjen e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In