• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama ka ngritur banda në çdo qark për të vjedhur zgjedhjet, opozita di çdo emër krimineli, në dijeni dhe ndërkombëtarët  

by Java News
01/02/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i demokratëve deklaron se prej kohësh tashmë qeveria po nis parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare, por sipas Bashës, masa e parë që ka marrë Rama dhe Ministri Tahiri, është ngritja në çdo qark të vendit, e bandave kriminale që do t’i sigurojnë atij kapjen e zgjedhjeve.

Kryedemokrati shprehet se opozita është në dijeni të çdo emri të kriminelëve të cilëve i është dhënë detyra për të nisur me blerjen e votave dhe terrorizimin e qytetarëve kudo në vend. Madje Basha shton se edhe ndërkombëtarët janë në dijeni të fenomenit që ai përshkruan.

“Dalja e Shqipërisë nga kjo gjëndje është e qartë. Kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes largimit të kriminelëve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qytetar dhe padyshim përmes zbatimit të reformës në drejtësi.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë potentcuar nga faktori ndërkombëtar për integrimin e vendit. Por duket se qeveria e një prillit ka ndërmend të ruajë gjëndjen aktuale, sepse kjo gjëndje u siguron pasurimin dhe pushtetin.

Klika në pushtet është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ka siguruar miliarda përmes krimit, drogës e koncensioneve. Dëgjoni dëshmitë e ish ministrit Manjani, për të kuptuar dimensionin e degjeneruar të kësaj qeverie.

Duhet që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm. E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë droga, vjedhja dhe pasurimi, është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. E vetmja mënyrë është kapja dhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira… sepse ato janë dhe do të jenë fundi i kriminelëve në politikë.

Prandaj, me qëllim që të marrin peng zgjedhjet, janë gati dhe kanë bërë ati stokun e parave të zeza, të krimit, të koncensioneve, dhe nga ana tjetër, kanë bërë gati kriminelët, për të kërcënuar votuesin si dhe të përdorin median e kapur për të fshehur krimin. Ky është skenari që do të shkatërrojë Shqipërinë,të ardhmen e këtij vendi.

Këtë skenar e kanë denoncuar përpara medias edhe ministra të qeverisë.

Rama me ministrin e tij Tahiri kanë bërë qark më qark një tufë banditësh dhe njerëzish të skeduar për të vjedhur zgjedhjet.

Opozita e zotëron emër për emër, organizimin e këtij rrjeti. Ndërkombëtarët janë në dijeni po ashtu.

Fshehja e Escobarit të Ballaknit, ka për qëllim që me fshehjen e ortakëve që escobari ka me ministrat e kësaj qeverie, ti japi një mesazh, se me Edi Ramën e Sajmir Tahirin, ata do të mbrohen deri në fund.

Ka luftë për plaçkë, prandaj zgjedhjet i prishin punë. Kanë marrë peng shqipërinë, tani duan të marrin peng zgjedhjet. Çdo shqiptar e di, pyetini, dhe çdokush do të thotë se kjo qeveri nuk do zgjedhje të lira e të ndershme, sepse do të ruajë pushtetin.

Jemi mbledhur sot këtu sepse detyra jonë është të bëjmë gjithcka për të mobilizuar dhe mbështetur reagimin e qytetarëve. Këto nuk janë çështje të interesit partiak, zgjedhjet janë interes i kombit.

Sot dua të ftoj partitë e çdo krahu politik, që të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht vendin.”- tha Basha./java/a.k

Next Post
“Të marrësh vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh trëndafil nga parajsa”… dedikimi i aktorit turk për Almeda Abazin

"Të marrësh vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh trëndafil nga parajsa"... dedikimi i aktorit turk për Almeda Abazin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In