• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Basha: Rama dhe Berisha bashkëpunim të nëndheshëm kundër meje

by A M
14/04/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha i ftuar në podcast, ka deklaruar se Rama dhe Berisha kishin bashkëpunim të nëndheshëm kundër tij.

Basha: Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy rtaste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës.

Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal.

Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën.

Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave.

Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë.

Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal.

Next Post
Pse Irani sulmoi Izraelin? Analiza e BBC: Irani donte të kundërpërgjigjej pas sulmit në konsullatë

Pse Irani sulmoi Izraelin? Analiza e BBC: Irani donte të kundërpërgjigjej pas sulmit në konsullatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In