• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Qytetarët janë para dy rrugëve, t’i shërbejnë bandave të drogës ose të emigrojnë

by A R
17/09/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi në facebook në lidhje me vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Dukagjin. Referuar lajmit të publikuar nga disa media se vrasja erdhi pas konflikteve për drogën, Basha shkruan se ky fenomen po shkatërron vendin.

Sipas Bashës në muajt e fundit janë vrarë 5 persona për shkak të konflikteve që lidhen me trafikun e drogës. Ai shkruan më tej se rama i ka vënë qytetarët përballë dy zgjedhjeve: të emigrojnë ose t’i shërbejnë bandave të krimit.

Ja postimi i Bashës:

Një 31 vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin.
Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet.
Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe ne Shqipëri.
Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve.
Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.
Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.
Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.
Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota.
Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.
Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

/a.m.

Next Post
Clinton dhe Trump, dy kandidatët më të papëlqyer në histori

Trump: Le të dorëzojnë armët truprojat e Clinton e të shohim çfarë i ndodh asaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In