Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pubikuar mëngjesin e sotëm një video nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama ku flet në lidhje me pandeminë ku përgënjeshtron ato që thuhen lart e poshtë.
Basha shkruan se ai e ka humbur kontrollin e se duhet larguar nga qeveria.
Videon kreu i PD e ka shoqëruar me kollitje të njerëzve duke dhënë një ide më të qartë të asaj që kalon një person i infektuar me virus.
‘Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!’- shkruan Basha në Facebook.
Edi Rama dhe Lulzim Basha prej ditësh vijojnë përplasjet në Twitter dhe Facebook për pandeminë në vend. Basha në çdo dalje publike kërkon që qeveria të vejë në zbatim planin me 5 pika, i cili sipas PD do e nxirrte Shqipërinë nga kriza e shëndetësisë ku është futur. Nga ana tjetër Rama ka vijuar të publikojë pamjet nga brenda spitaleve, ‘Ekskluzivet’ siç ai i quan, në mënyrë që ti vërtetojë opozitës se kanë kapacitete mjaftueshëm për të tjerë të infektuar.











