Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një letër nga kongresmeni Dana Rohrabacher.
Basha shkruan se ajo tregon mbështetjen e SHBA-ve për protestën e nesërme të opozitës.
Dana Rohrabacher është kryetar i komisionit të punëve të jashtme për Europën.
“I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher”, thuhet në letrën e kongresmenit amerikan.