Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Gjirokastër ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendire në këtë qytet Igli Kokalarin.
Në fjalën e tij përpara simpatizantëve të djathtë, Basha është shprehur se 21 qershori do të jetë dita e gjykimit për dyshen Rama-Meta.
Kjo pasi sipas tij papunësia dhe varfëria që ka pllakosur vendin në këto 2 vite të mazhorancës së majtë, shqiptarët kanë humbur shpresën duke iu bashkuar eksodit, pas 25 vitesh.
“Në 21 qershor keni në dorë për ti thënë “Jo” më rritjes së çmimeve. Rama-Meta nuk përfaqësojnë më qytetarët por ata mbushin xhepat dhe japin vendime për shqiptarët nga Gjiri i Lalëzit. Në çdo qytet shikoj entuziazëm dhe eufori nga qytetarët. Sot kam nderin të prezantoj parea jush njeriun që ka qenë 24 orë në shërbim të popullit Dr Igli Kokalarin. 21 qershori është dita e gjykimit duke i thënë “Po” ndryshimit të madh ku populli mezi e pret këtë ditë për ti dhënë ndëshkimin qeverisë Rama-Meta.” tha Basha
Redaksia Online
(Javanews.al)










