• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha aktivitet me të rinjtë në Murriqan

by
09/05/2015 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, së bashku me departamentin e Emigracionit dhe me kandidaten për kryetare të Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi, si dhe të rinjtë e forumit rinor, organizuan në pikën kufitare të Murriqanit një aktivitet me rastin e ditës së  Europës të tilluar “Drejt Europës pa azil”.

9 maji, tha zoti Basha, është dita për të kujtuar se sa shumë është arritur në këto vite të lirisë, me përkushtimin për një jetë më të mirë për çdo shqiptar. Zoti Basha u ndal tek liberalizimi i vizave, një moment dinjiteti për shqiptarët. Si dje në opozitë, ashtu edhe sot në qeveri, theksoi zoti Basha, rruga drejt Europës ka një pengesë dhe ai është Edi Rama.

“Ia dolëm të hedhim hapa gjigandë, që kulmuan me heqjen e vizave, lëvizjen e lirë të shqiptarëve, vazhduan me përpjekjen tonë për të hapur dyert e Europës për anëtarësimin e plotë në të.

Për fat të keq, vëllezër e motra, ndonëse flasim e bëjmë sikur jemi të bashkuar, veprimet tregojnë krejt të kundërtën. Nuk janë fjalët por veprat ato që tregojnë se ku qendron çdo palë. Kur ne përpiqeshim dhe hiqnim vizat për shqiptarët, i liberalizonim ato, të krijonim mundësinë për lëvizje të lirë dhe dinjitoze të qytetarëve, qeveria e sotme, atëherë në opozitë, bëri gjithçka për të penguar këtë proces jetik për shqiptarët; kur ne përpiqeshim me çdo kusht të hapnim rrugën për marrjen e statusit kandidat, qeveria e sotme, opozita e djeshme bëri gjithçka për ta penguar e vonuar këtë proces.

Dje si opozitë, dhe sot si qeveri, Edi Rama është provuar si pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë. Sot, ai ka ngritur barriera të tjera të pakapërcyeshme për udhëtimin tonë europian. Ndonëse statusi kandidat u dha pas përpjekjeve të shumta dhe mbështetjes totale që PD dhe unë personalisht i dhamë këtij procesi, Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e negociatave. E si mund të ketë një datë për hapjen e negociatave, një vend qeveria e së cilit ka ngritur krimin dhe korrupsionin në foltoren e pushtetit.

Kjo është qeveria e vetme e çdo vendi me statusin kandidat që aspiron të hyjë në BE, e cila i njeh vetes për meritë inkriminimin e politikës, të administratës, ngritjen në pushtet dhe veshjen me pushtet të personave të inkriminuar, të trafikantëve të drogës, prostitucionit, njerëzve që kanë shitur dinjitetin e motrave tona në rrugët e Europës, njerëzve të krimit të organizuar të cilët i ka bërë drejtorë, i ka futur në Parlament dhe i ka promovuar në çdo post kyç të qeverisjes”,- theksoi zoti Basha.

Ndonëse kriminalizimi i parlamentit dhe administratës është kthyer në një shqetësim edhe në kancelaritë europiane, theksoi lideri i opozitës, të vetmit që nuk shqetësohen dhe madje refuzojnë largimin e tyre janë Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilët janë dhe promovuesit e  tyre.

“Cili është modeli që ofron sot kjo shumicë? Modeli që ju s’keni pse të mësoni, nuk keni pse të shkoni në universitet, nuk keni përse të merrni kualifikimet më të mira, nuk keni pse të luftoni për të qenë më të aftë në çdo drejtim sepse kjo nuk vlen. Ajo që vlen është rekordi kriminal, diploma false, injoranca, spekulimi. Këta i ka marrë dyshja Rama-Meta dhe i ka promovuar kudo në poste drejtuese, në administratë, parlament e qeveri.

Nuk ka si të çajë përpara një vend i cili është kthyer në rekordet më të zeza të korrupsionit,  një vend qeveria e së cilit prokuron gjysmën e fondeve publike me prokurim të drejtpërdrejtë në nivelin limit të preventivit, që do të thotë vjedhje e hapur e fondeve të shqiptarëve. Një qeveri e cila në kushtet e një krize ekonomike po largon mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe po përsërit eksodin me përmasat më masive që nga 1991-1992, shpenzon milionat e taksave të rritura të shqiptarëve për projekte korrupsioni, palma korrupsioni, fasada korrupsioni, palma që blihen me 15-fish çmim, ndërkohë që shqiptarët vuajnë për bukën e gojës.

Regji qendrore që kushton 1500 euro transmetimi dhe katër të tilla në ditë, 6000 euro në ditë, 8 milionë e 400 mijë lekë në ditë, baraz me asistencën sociale për 420 familje në muaj apo 35 familje në vit. Në vend që këto familje të marrin asistencën, këto largohen, zhduken nga lista, hidhen në mes të mjerimit, pasiguri as për koren e bukës. Pse? Që surretërit e pushtetarëve të dalin 4 herë në ditë në televizor.

Ky vend, kjo qeveri që qeveris një vend të tillë e largon nga Europa, e largon nga ideali i Europës. U tregojnë shqiptarëve se jemi në drejtimin e duhur. Po çfarë thonë statistikat? Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, në BE janë regjistruar 11 200 azilkërkues politikë. Numri real i atyre që kanë kërkuar, që janë larguar është shumë më i madh. Vetëm në muajin e kaluar 4700 bashkëatdhetarët tanë kërkuan azil politik, 1700 më shumë se në mars që do të thotë se përkeqësimi vazhdon, se e keqja vazhdon të zmadhohet ditë pas dite dhe se shumë njerëz nuk shohin rrugëdalje tjetër, nuk shohin shteg tjetër përveç largimit nga Shqipëria.

Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë, për të gjithë shqiptarët, që të bashkohemi për të gjetur rrugëzgjidhjen e duhur siç e thoni ju, siç e keni shkruajtur këtu: Rruga e zgjidhjes nuk është largimi i qytetarëve por është largimi i qeverisë së papërgjegjshme që e ka kredhur Shqipërinë në mjerim, i ka asgjësuar shpresën dhe po u vret dinjitetin ditë për ditë shqiptarëve,”- theksoi Basha.

Kryetari i Partisë së Demokratike ka theksuar se 21 qershori është dita e duhur për t’i thënë Po Europës, për të larguar të keqen e për t’i hapur rrugë shpresës. Zoti Basha tha se nuk duhet të ikin shqiptarët nga e keqja, por të ndalim të keqen.

“Unë jam i bindur se 21 qershori që po afron do të jetë një përgjigje plebishitare, europiane e shqiptarëve. Me votën tonë, në 21 qershor, ne të gjithë bashkë do t’i themi po Europës, Europës jo si një koncept abstrakt por Europës dhe Shqipërisë europiane, si vendi ku qeveria nuk kërcënon, nuk kërcet dhëmbët para qytetarëve, nuk agreson qytetarët por është në krah të qytetarëve, me ta, për ta, për të zgjidhur hallet e problemet e tyre e jo për t’i shtuar ato; me Shqipërinë europiane ku qeveria nuk është përgjegjësja kryesore që njerëzit të fitojnë më pak, shpenzojnë më shumë dhe jetojnë më keq por një qeveri europiane që hap vizione, horizonte të reja pune përmes investimeve, taksave të ulëta, nxitjes së sipërmarrjes, nxitjes së biznesit të vogël, punësimit të rinisë, transparencës dhe dedikimit të çdo qindarke të shqiptarëve vetëm për prioritetet e shqiptarëve e jo duke i bërë ato rrush e kumbulla për qejfe sheikësh siç bëjnë pushtetarët e sotëm.

Europa kërkon sakrifica, kërkon përkushtim, kërkon vizion, Europa kërkon një model të vërtetë dhe jo fasadë. Europa kërkon modelin e të vërtetës dhe jo gënjeshtrës. Shqipëria nuk mund të rendë më pas maskave të pushtetarëve. Fytyra e tyre e vërtetë ka dalë në pah, veprat e mënxyrat e tyre flasin më mirë se fjalët dhe propaganda e tyre ndaj ne kemi shpresën dhe besimin e plotë se me bashkimin e madh të rinisë shkodrane, me Shkodrën zonjë në krye, me Voltan Ademin dhe PD, në 21 qershor do ta ndalim largimin e ëndrrës europiane të rinisë dhe do të fillojmë rrugën e afrimit tonë drejt standardit europian të jetës, të shërbimit, të llogaridhënies, standardit europian në çdo kuptim e çdo rrafsh të kulturës, integritetit, të ndershmërisë, të punës së palodhur siç e përfaqëson Voltana Ademi, kandidatja jonë dhe kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Shkodrës,”- tha në fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike.

Next Post

Kumanovë, mediat maqedonase flasin për të paktën 10 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com