• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pranon udhëzimin për distancim nga presidenti Meta, nxjerr blof LSI-në për 13 tetorin

by Java News
23/08/2019 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu demokrat, Lulzim Basha i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për “Syri. net”, ai deklaroi hapur se PD nuk do të shkojë në zgjedhjet e 13 tetorit. Sipas tij, PD vijon që të kërkojë që të kemi zgjedhje vendore dhe të përgjithshme në të njëjtën datë, por të jenë zgjedhje me standarde dhe pa Ramën kryeministër. “Do të vazhdojmë betejën tonë, duke bindur çdo faktor që zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme dhe lokale njëkohësisht. Protesta nuk kanë ndaluar. Fakti është që sheshet tona nuk i mbushin punonjësit e administratës. Vendi nuk ka qenë kurrë më keq se kaq. Vendi është në monizëm”, tha ai. Por Basha ka pranuar se ka udhëzuar degët që të distancohen nga Meta. Pak kohë më parë doli në media një udhëzim, ku kërkohej që të mos kishte asnjë qëndrim mbi sulmet e Metës ndaj Soros. Bash e pranoi se udhëzimi ishte i vërtetë. “Po ç’rëndësi ka. Aty u kërkohet debatuesve tanë të mbajnë më 1 korrik vëmendjen te zgjedhje. Nuk ishte Sorosi në fokus në atë kohë”, tha ai. I pyetur se përse nuk u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit, Bash nxori blof LSI e partitë tjera. Ai tha se asnjë parti nuk është regjistruar. “Nuk është regjistruar asnjë parti, sepse KQZ  është e ka kapur nga Rama. Ai ka pamundësuar zgjedhje më 13 tetor. Veprimi i partive opozitare është taktikë për të nxjerrë zbuluar faktin që KQZ nuk zbaton dekretin e presidentit”, tha ai.

Basha takon ambasadorin gjerman

Basha edhe në mesditë dha një sinjal distancimi nga Berisha e Meta. Edhe pse ndaj tij ka presion për revolta, Basha deklaroi se PD do dalë me një platformë kombëtare për të zgjidhur krizën. Deklarata e tij u bë pas një takimi me ambasadorin e ri gjerman. “Koha nuk pret. Jemi në një moment shumë delikat, ndaj, ashtu siç kam paralajmëruar, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, gjatë javëve në vijim, do të shpalosin një platformë masash, për Shqipërinë si e gjithë Evropa, si një ofertë kombëtare, si një plan kombëtar, për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar, duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke mbyllur derën e investimeve të huaja, duke e futur ekonominë në një krizë edhe më të thellë, që krijon më shumë papunësi, mjerim dhe varfëri, por për t’i dhënë fund kësaj krize politike, për t’i nxjerrë kriminelët nga institucionet, nga qeveria, nga parlamenti, nga bashkitë, për t’i nxjerrë ata nga ekonomia, për t’i hequr nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe për t’i çuar para drejtësisë, për t’ia kthyer shqiptarëve institucionet, ekonominë, rrugët dhe sheshet e Shqipërisë”, ka deklaruar dje kreu demokrat Lulzim Basha.

Ndërhyrja e gjermanëve

Kreu demokrat ka dhënë dje sinjale që në shtator Gjermania pritet që të bëjë tentativa për të zgjidhur krizën. Prej ditësh flitej se në shtator do të vijë një delegacion gjerman për të negociuar mes palëve dhe Basha e ka konfirmuar dje një gjë të tillë gjatë një deklarate që ka dhënë për mediat. “Unë u jam shumë mirënjohës partnerëve tanë perëndimorë, Gjermanisë, ambasadorin e ri të së cilës pata kënaqësinë ta pres sot, dhe personaliteteve të larta gjermane që do të vizitojnë Shqipërinë në javët e ardhshme. Janë ndër të parët që kanë ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të kësaj krize për të siguruar integrimin evropian të vendit. Kanë patur, kanë dhe do të kenë tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar dhe tek unë personalisht, një faktor, jo vetëm të interesuar, por të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize sipas parimeve, normave dhe standardeve evropiane”, ka deklaruar dje Basha. /l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e premte 23 gusht 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In