“Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shit-blerjen e votës. Rezoluta bën gjithashtu thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës, si dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, shkruan kryetari demokrat në Facebook.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Mbështetje në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit, të ardhmen tonë europiane, si dhe angazhimin tim për përmbushjen e këtyre qëllimeve”, thekson ndër të tjera kryetari i opozitës.