• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: PPE dhe grupi i saj parlamentar, do monitorojnë zbatimin e dekriminalizimit

by Java News
05/05/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjese në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim, drejtues të PPE dhe grupit të saj parlamentar e vunë theksin tek garantimi i shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, zoti Basha vlerësoi si historike për demokracinë shqiptare 4 majin, ditë në të cilën nis zbatimi i ligjit të dekriminalizimit për pastrimin e politikës dhe administratës nga të inkriminuarit.

“Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e një vendi që beson në vlerat demokratike e që i ndan këto vlera me vendet e BE dhe promovon njerëz me integritet dhe jo trafikantë, kriminelë e të korruptuar”, deklaroi Basha.

Zoti Basha u ndal edhe tek korrupsioni galopant i përhapur kudo në Shqipëri, duke theksuar se, “2.2 miliardë euro janë vjedhur në dy vjet, tendera janë dhënë vetëm për miqtë e kryeministrit, 90 milionë euro janë shpenzuar për luks qeveritar, ndërsa qytetarët shqiptarë shohin eksodin si të vetmen shpresë”.

“Ne jemi në familjen tonë politike dhe nga kjo familje kemi kërkuar gjithmonë mbështetje maksimale për qytetarët shqiptarë. Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç  e parashikon ligji. Për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Por jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysëm kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia. Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë. Dhe natyrisht për reformën zgjedhore dhe për të cilën koha tashmë ka ardhur. Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e në veçanti me një qeveri që u kap dy herë në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet parciale në Korçë në vitin 2013”, deklaroi Basha. javanews/ a.k

Next Post

Pogradec/ Dhunonte nënën, prangoset 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In