Deputeti Enkelejd Alibeaj komentoi mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në ‘News24’ kuvendin e thirrur dy herë brenda PD-së.
Alibeaj, i cili nuk preferoi që ta quaj 11 dhjetorin një prej datave ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, theksoi se demokratët do të zbatojnë ligjshmërinë dhe grupet e njerëzve të organizuar.
Sipas deputetit demokrat Kuvendi i PD-së do të mbahet më 18 dhjetor, datë e thirrur kjo nga kryetari Lulzim Basha.
“Nuk ka dilemë. Ka vetëm një datë, ajo është data që përcaktohet sipas rregullave dhe procedurës. Ligji i shtëpisë, i PD-së, është ai që përcaktohet qartë procedura. Ka një kërkesë për 11 dhjetorin. Si kam parë firmat. S’kam parë gjë. Një grupim njerëzisht, i organizuar, nga një grupim i çorganizuar, dallon te procedura. Në fakt serioziteti i organizimeve, bazohet te procedura. Ka tre institucione që janë Kryesia, Këshilli Kombëtar . Po ashtu vetë Kushtetuta e PD përcakton që ka një rrugë të tretë, që është ¼ e kërkesës së delegatëve. Kjo kërkesë kalon në këto institucione që janë të detyruar të mbledhin Kuvendin Kombëtar.
Nuk ka pasur nevojë të mblidhen firma. Po përse lihet një kohë 1 mujore? Për të saktësuar se cilët janë delegatët. Pra një muaj para mbledhjes së Kuvendit sekretariati i partisë bën verifikimin. Pra është kaq e thjeshtë e gjithë burokracia. Nuk ka Kuvend më datë 11 në kuptimin juridik. Nuk ka asnjë problem që secili të pretendojë atë që ndjen. Kuvendi është në datë 18. Delegatët janë të ditur, janë duke u njoftuar dhe në datë 18 kanë detyrimin e tyre statutor për të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.”, tha Alibeaj.
Ndërkohë, pyetjes nëse; “A është e vërtetë që Basha po thërret delegatët në zyrën e tij për të firmosur?”, Alibeaj iu përgjigj se; Kur po e bën natën? Në PD hyn dhe dalin demokratë, ata që mendojnë si Basha, ato që mendojnë kundër. Është detyrim i të gjithë përfaqësisë të marrin pjesë për të shprehur në mënyrë juridike çfarë mendojnë ata për datën 18 dhjetor”./m.j