• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha po krijon pushtetin virtual, që po e mpin krejt PD

by Ben Andoni
30/07/2019 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Më 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shumtë të protestës së parë të opozitës, protesta që u përsëritën dhe dhjetë herë të tjera me radhë, përgjatë javëve dhe muajve në vazhdim ishin të bindur: Ramën nuk e zinte e nesërmja. Madje, mes tyre shpesh thirrej me zë se dorëheqja ishte gati, por i duhej një orë më e mirë! Më pas, Ramën do e tërhiqnin zvarrë, kurse të dy liderët e Opozitës ishin të bindur se zgjedhjet nuk do të bëheshin. Po. Krejt të bindur dhe e përsërisnin me zë e figurë e shkrim bashkë. U betuan dhe u stërbetuan, duke i nxjerrë njerëzit me forcë dhe duke harxhuar energji pa fund se fitorja ishte fare afër. Mu, aty sa të kaloje pragun. Në fakt, s’ishte fare aty.

Shqiptarët, sidomos njerëzit afër PD-së, frymës që përcjell kjo parti por edhe shumë të pakënaqurve, e plotësuan detyrimin e tyre. E megjithatë, zgjedhjet u bënë, madje me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe pavarësisht pjesëmarrjes dhe ato që sot thotë pjesa tjetër e propagandës së Majtë u kalua një cak. Sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve u gdhinë nga një realitet virtual:Jo nuk ishin. Nuk pati pjesëmarrje!

U shanë ambasadorë, u nëpërkëmbën të huaj dhe u krijua sërish përshtypja se ishin ata fajtorë njësoj si Rama. Paradoksalisht, iu kthyem sërish OSBE/ODHIR për ndihmë, ashtu si trokitëm nëpër ambasada.

Ka një pyetje të madhe: Pse realisht kryetari i opozitës është i destinuar për një rrugë e cila nuk të çon askund! Është e vërtetë ajo që besohet dhe që realisht i vishet si meritë. Paçka dorëzimit të mandateve dhe bojkoteve, lëvizja e Bashës tregoi se qeverisja e kryeministrit aktual është e mbarsur me probleme, ashtu si imazhi i tij lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar.

Në një këndvështrim tjetër duke e vendosur problematikën në rrafsh tjetër, duam të sjellim një përballje të vështirë, por që nuk krahasohet kurrsesi me situatën tonë, përveç modelit. Në fillim-vitet ’40, bota ishte e tmerruar nga forca dhe individualiteti i spikatur dhe i frikshëm i liderit nazist. Atëherë, të gjitha vendet e Evropës po binin një e nga një dhe turpshëm të eklipsuar nga forca e propaganda naziste, përveç ish-BRSS dhe Britanisë së Madhe. Atëherë shteti amerikan në pritje të së papriturës, u kërkoi njerëzve të saj të shkencave sociale një alternativë. Përgjigja e cila dukej e thjeshtë rezultoi të ishte e vështirë, disi patetike, por më e drejta: Nëse Amerika do të mbetet një komb i lirë, demokratik, qytetarët dhe liderët e saj duhet të kenë personalitete të lira dhe demokratike. Ata do të duhet të jenë psikologjikisht të aftë në të gjitha rrafshet, dhe po ashtu të aftë të lëvizin dhe të arsyetojnë lirshëm dhe të jenë në gjendje të bashkëpunojnë vullnetarisht.

Vepro pra demokratikisht! Respekto ligjin dhe largoju virtualitetit! Përpara nuk është Hitleri që drodhi botën, por është Edi Rama, një lider shumë kalimtar që do harrohet si paraardhëesit e tij, ndërsa nuk po vendoset për një rend botëror, por thjesht për një alternativë politike. Ndaj Bashës i duhet t’i largohet virtualitetit dhe patetizmave pa fre, që ushqehen nga grafomanë pa fund dhe t’i shtrëngohet alternativës së tij politike. Rama është aty dhe do jetë dhe pak muaj të tjerë, porse virtualiteti i Bashës i bën dëm veç vetes së tij edhe një publiku që e ndjek i verbër. Këtë ndjen këto ditë kur rezistencën në bashki, bëhet vetëm atje ku janë ato me ngjyresat e djathta dhe jo të tjerat, sepse Basha me virtualitetin e tij skajor i la në baltë kryetarët e tij dhe mbi të gjitha elektoratin që nuk besonte se do kishte zgjedhje. (Javanews)

 

Next Post

Faqet e para të gazetave, 31 korrik 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In