Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit Opinion ka ‘thumbuar’ kritikët e tij, emra të njohur opozitar që nuk i përfshiu në listat e kandidatëve për deputet.
Basha me nota ironie solli në vëmendje edhe njëherë tjetër, se të jesh demokrat, jo domosdoshmërisht duhet të jesh patjetër deputet.
Basha: Të jesh demokrat nuk do të thotë te jesh patjetër deputet. Këtë them unë. Nuk mund të behen të gjithë demokratët deputetë. Ky është mesazhi im. Deputetët maksimalisht janë 140, demokratët me qindra mijëra. /b.d