• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha për Shqipërinë në Samitin e Zagrebit: Demokracia është e kërcënuar, BE të vazhdojë të na mbështesë

by Ardit Rada
06/05/2020 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për konfirmimin e vullnetit nga ana e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE.

Basha shprehu domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i Freedom House. “Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë”, theksoi Basha.

Kryedemokrati Basha nënvizoi se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza. “Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara.”- u shpreh zoti Basha.

Gjatë Samitit drejtuesit më të lartë europianë shprehën vlerësimin e tyre për vendosmërinë dhe lidershipin e treguar nga Partia Demokratike dhe Opozita në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standarteve europiane.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

/e.rr

Next Post
“Më detyrojnë të punoj”, mjeku i infektuar bie nga dritarja pak ditë pas denoncimit

“Më detyrojnë të punoj”, mjeku i infektuar bie nga dritarja pak ditë pas denoncimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In