Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për të qenë kandidat për President të Republikës.
Sot nga Shkodra, ish-kryeministri Berisha deklaroi se PD nuk do të votojë asnjë kandidat të Edi Ramës, po ashtu edhe deputetja Grida Duma.
Për Koha Jonë, deputetja u përgjigj shkurtimisht nëse do ta votonte Bashën për president.
Ajo tha “Jo!”, pra nuk e voton Lulzim Bashën si President.
Kushtetuta parashikon se duhen firmat e 20 deputetëve që një person mund të kandidojë si kandidat për kryetar shteti./m.j
Mos e dhëntë zoti që Lulushkur Basha, të bëhet President i Shqipërisë.
Mos e dhëntë zoti që Sali Shiqere Birisha, të bëhet përseri Kryeminister i Shqipërisë.