• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha për përgjimet e Bild: Rama përpiqet të justifikojë dhe t’i kalojë ato si një gjë normale

by Java News
22/06/2019 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur për publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild. Basha tha se Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga këto përgjime duke u përpjekur t’i kalojë ato si një gjë normale dhe duke mos bërë as përpjekjen minimale të distancohet.

“Respket për të gjithë ju që morët pjesë në manifestin kundër Edi Ramës. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dërguar dhe t;iu përcjell bindjes se përpjekja jonë ka rëndësi kombëtare. prej ditësh në median shqiptare po bëhet një fushatë nga Edi Rama për të mbuluar krimet e rënda. Kjo është një kopje e parimeve naziste për të justifikuar krimet shtetërore. Po mohohet në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime. Këto biseda po shiten si biseda të pafajshme. një linjë tjetër është relativizimi i krimit që ka ndodhur duke thënë se vjedhja e votës nuk gjë para krimeve të tjera politike që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Qëllimi tjetër është paraqitja e situatës si normale. Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim. pamjet e Edi Ramës, Gjiknurit. Ulsi Manjës duke u sjellë me arrogancë ndaj përgjimeve janë neveritëse të një grupi njerëzish që krimi i ka kthyer në gënjeshtarë dhe patologjikë. Rama nuk ka denjuar as të bëjë sikur distancohet. të gjithë mendojnë se krimi do harrohet por nuk do harrohet. Ju ftoj të gjithëve ju që jeni kundër krimit të thoni dhe të përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë. Të gjithë këta kanë bashkëpunuar me krimin për të vjedhur votat. Kriza politike ka lindur nga bashkëpunimi i Ramës me krimin.

Politikisht ajo që duhet të ndodhë është dorëheqja, largimi i Edi Ramës. Politikisht këta njerëz nuk mund dhe as nuk duhet të qëndrojnë në pushtet. Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo i politikës. Drejtësia duhet të hetojë çdo lloj lidhje mes qeverisë dhe krimit. në Shqipëri nuk mund të ketë dhe nuk do ketë lidhje të lira dhe të ndershme. Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako. E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis. Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi.Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave
Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave.Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri.”
, tha Basha.

g.kosovari

Next Post

Në luftë humbasin edhe fitimtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In