Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së në parlament do të zhvillojë një takim me deputetët e zgjedhur.
Burime brenda selise blu bëjnë me dije se kryedemokrati pas deklaratës për mediat ku dha lajmin e përjashtimit të Berishës, ka thirrur grupin parlamentar.
Ndërkohë pak më parë Basha në deklaratën e tij nga selia blu ka konfirmuar përjashtimin e Berishës nga grupi i PD.
Më këtë vendim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare.
/m.j











