Pas takimit me ambsadorin e SHBA-ve Donald Lu, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar se gjëndja aktuale e vendin është në një situatë mjaft të rëndë. Në këto kushte sipas tij, është opozita ajo e cila ka marrë përsipër misionin e përballjes me qeverinë e lidhur me krimin. Përsa i përket reformës në drejtësi, lideri i demokratëve tha se është qeveria e kryeministri ata që nuk e duan reformën.
“Vrasjet mbeten të pazbardhura, shkaku i varfërisë është korrupsioni qeveritar, drejtësia nuk vendoset… në këtë gjendje të rëndë, përgjegjësia e PD-së është të formulojë rrugët e daljes… ne do ia dalim që t’i japim shqiptarëve një skemë politike të pastruar nga kriminelët”, theksoi Basha. javanews/ a.k