Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të ofruar gjithçka me qëllim zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e pjesshme nuk fitoi asnjë bashki.
Basha: Grupi i PD ka bërë një diskutim të gjatë, për gjendjen ku ndodhet PD. Kam konstatuar se na përbashkon ajo që ju thashë vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar PD. Përgjegjësia bie mbi mua dhe sot ndava vëninë time në dizpozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që ndihmojnë përbashkimin e PD dhe ecjen e PD përpara.