Basha pas mbledhjes: Nuk duhen vetëm denoncime, jemi në Parlament për kthimin e legjitimitetit

Lulzim Basha

Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha është ndalur tek rritja e çmimit të bukës dhe të ushqimeve të tjera të shportës.

Ai tha se Grupi i PD do të propozojë uljen e TVSH për këto ushqime nga 20% në 10%.Ai po ashtu u shpreh se PD nuk do të rrijë vetëm në rrafshin e denoncimeve por është në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë.

“E para ku dua të ndalem sot është gjendja me të cilën ballafaqohen shqiptarët sot. Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhënat që çdo prind e prek në tavolinën e bukës dhe kjo është varfëria ekstreme e cila po shërbehet nga rritja galopante e çmimeve. Nisi me bukën por është shtrirë me ushqimet e tjera të shportës, gazit, energjisë, ujit. Ne nuk mund të rrimë në  rrafshin e denoncimeve pavarësisht se fajtori dihet, mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për ortakët e vet që parate i çon nga qytetarët tek këto xhepa. Grupi Parlamentar i PD do të depozitojë në kohën më të shkurtër propozimin për të vendosur uljen e TVSH mbi mallrat e shportës nga 20 në 10%. Ky nuk është thjesht një propozim politik. Ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme.  E dyta ka të bëjë me faktin se pse jemi ne në parlament. Jemi për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend e cila është agjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”- tha Basha.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.