• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha paraqet në OKB rezolutën për Ukrainën: Rusia të mbajë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara

by Java News
09/03/2024 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar në OKB rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

”Në OKB prezantova në detaje rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

Pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë”, – shkruan Basha në facebook.
Zbardhja e videos:

Përshëndetje të dashur miq. Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në New York.

Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.

Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.

Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në New York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris.

Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në New York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera.

Ju përshëndes nga New York-u dhe ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve.

/f.s

Next Post
FOTO/ Mami i Heidit i shkruan mesazh në Instagram, ja si i përgjigjet Sara

FOTO/ Mami i Heidit i shkruan mesazh në Instagram, ja si i përgjigjet Sara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In