• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha para mbështetësve në Peqin: E keqja i ka orët e numëruara. Do rikthehem në kullën e Sahatit si kryeministër

by Java News
07/04/2021 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Peqinit.

Me në sfond sahatin e qytetit, Basha bëri premtimin se do të rikthehet sërish në Peqin, si kryeministër i Shqipërisë dhe do të mundësojë paga më të mira, subvencione për fermerët dhe arsimim më të mirë.

“Mirë se ju gjej. Faleminderit për pritjen që nisi nga Pajova deri në Peqin. Djem dhe vajzat e Peqinit një nga autokolonat më të gjata të fitores. Me vite me radhë kam patur nderin të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit dhe deputet i Peqinit. Bashkë njihemi, edhe pse jemi takuar shpesh, por edhe pse na kanë lidhur, hallet problemet, zgjidhjet. Sa herë që marr rrugën në Elbasan, distanca mes Tiranës dhe kullës së Peqinit, është bërë me e shkurtër për tunelin, tregon sa e fuqishme është puna jonë. Edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër seç e ka pas pasur më parë. Nuk kam ardhur t’ju flas për ata që unë thash se do të heqim vizat, por sot ja ku jemi, çdo banor lëviz pa viza në Evropë. Sot kam ardhur t’ju them që 8 vite iu ka hëngër kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju kanë keqtrajtuar. Njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme, në një zonë kaq të bukur siç është Peqini, ku papunësia, janë shkatërruar ekonomitë familjare dhe janë larguar mijëra të reja në emigracion. Sot kam ardhur t’ju them që të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimeve po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi që po vjen është rruga që po do ecim bashkë, të çojmë Shqipërinë në Evropë, të ketë subvencione për fermerët, pagat të jenë dinjitoze dhe asnjë bir apo bijë Peqini s’do të emigrojnë. Do të mundohemi që të gjithë jetën e vet ta kalojnë këtu, në Peqin e dashur. Ata që kanë zaptuar ekonominë, i kanë orët e numëruara. Ai u ka gënjyer tetë vite, nuk mund ta votosh edhe 4 vite të tjera. Atij njeriu i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më. Bashkohuni rreth Partisë Demokratike, për t’i sjellë ndryshimin Peqinit. Katër vitet e ardhshme do të jenë ditët e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin, dëshpërimi, heshtja që kanë pllakosur do të merren fund. Këtu do të kthehem tek Kulla e Sahatit, për si kryeministri juaj, për të mundësuar ndryshimin që do të ketë e gjithë Shqipëria. Nga të rinjtë e të rejat, tek pensionistët. Familjet me ndihmë ekonomike do e ndjenë ndryshimin, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani ekonomik. Ndryshimi do të vijë, se paratë e oligarkëve do të kthehen tek ju, me punësim, rritje pagash. Ju përsëris, do të ketë amnisti që ditën e parë. Ne do të rikthejmë shpresën, besimin, gëzimin në shtëpinë tuaj. Fitore!”, u shpreh Basha.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ ‘Psikopati, Enveristi dhe fashisti…’- Mesazhet e Kryemadhit në dy kohë për Berishën: Është për tu adhuruar për energjinë që ka

VIDEO/ 'Psikopati, Enveristi dhe fashisti...'- Mesazhet e Kryemadhit në dy kohë për Berishën: Është për tu adhuruar për energjinë që ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In