• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk ka pse i pyet perëndimorët…!

by Mero Baze
27/03/2017 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ajo që po bën Lulzim Basha me reagimin perëndimor kundër tij, është vizatimi më I mirë i personalitetit të dyfishtë që ka protesta e opozitës. Shtetet e Bashkuara të Ameirkës, Bashkimi Evropian dhe Partitë Popullore Evropiane, aleate të PD, kanë bashkuar qëndrimin kundër akteve politike të Lulzim Bashës, në një mënyrë të pazakontë, por të pritshme, për shkak të rëndësisë që ka për ta reforma në drejtësi. Ata ndjehen të keqpërdorur nga PD, të prerë në besë nga kërkesa e 21 Korrikut për tu dhënë përfaqsi të barabartë në Komisionet parlamentare Ad Hock, për miratimin e Vetingut, si dhe për faktin, se e gjitha kjo është një krizë artificale, për shkak të problemeve që ka vet opozita.

Do të ishte naivitet që PD dhe Basha të mos e priste këtë shpartallim të raporteve me ndërkombëtarët, kur u nis në atë rrugë.

Por problemi që ka Lulzim Basha sot dhe që e bën atë qesharak dhe para të vetëve, është se kërkon edhe të jetë kundër ndërkombëtarëve si një udhëheqës I një “Republike të re” antiperëndimore, që injoron Perëndimin, që i akuzon ata si të paguar me drogën e Shqipërisë, si ‘bullshit” si njerëz që dizinformojnë SHBA me lekët e drogës etj, dhe nga ana tjetër kërkon ti mbaj mbështeësit e vet me shpresën se  e ka Perëndimin me vete.

Në rrugën që është nisur Lulzim Basha, nuk e ka dhe as do ta ketë perëdimin me vete, por kjo nuk do të thotë se duhet të vras veten për këtë. Në çdo vend të botës dhe Evropës ka parti antievropiane, dhe antiamerikane. Dhe në Shqipëri mund të ketë. Aq më tepër, pas këtij populizmi planetar që ka shpërthyer, parti të tilla janë në modë.

Por ato nuk duan të jenë edhe antiperëndimore dhe properndimore. Ato nuk lodhen si Lulzim Basha që të shkoj deri në SHBA, të mos takoj askënd, të ketë kundër partitë popullore evropiane, të ketë kundër BE, ti thotë Komsionerës së Jashtme të Evropës “Bullshit” dhe pastaj të thtoë në çadër, se “e kemi perëndimin me vete”.

Kjo tregon se ky njeri ka probleme me personalitetin e tij, pasi ende nuk është I vendosur se çfarë drejtimi të marrë, a të bëhet totalisht antiperndimor dhe të mos i pyes ata, apo të bëj sikur është me perëndimin, por “ka ca probleme” me këta perëndimorët që janë aktualisht në detyra.

Ky dyzim I personalitetit të tij, e bëjnë sot qesharak, dhe të pabesueshëm dhe për elektoratin e partisë së tij, elektorat I cili është djegur një herë nga përplqsja e Berishës me perëndimin në vitin 1996 – 1997 dhe nuk ka shumë qejf t’ia përsëritësh atë film.

Vet Lulzim Basha duket, po aq I trembur sa ata, dhe nuk e ndan dot se me kë e ka betejën. Gjithë perndimi është mobilizuar dhe po rri gati, duke ja bërë të pabesueshme demagogjinë. Flet në emër të SHBA e përgënjeshtron SHBA zyrtarisht, flet në emër të Brukselit e përgënjeshtron Brukseli, flet në emër të EPP, e përgënjeshtron një zyrtar I saj…e kësthu me rradhë.  Ai është praktikisht I rrethuar nga perëndimi dhe I detyruar ose t’u bindet atyre ose të bëhet një parti antiperëndimore, duke dal nga EPP dhe duke marrë profil populist antievropian.

Nga ana tjetë rnëse do, Basha mund ta përdor pozitivisht këtë presion, pasi mund hyj në Kuvend, dhe në zgjedhje, , duke përdorur këtë presion. Ai mund ta përdot atë si rrezik të prishejs me perëndimin dhe të kthehet në Kuvend dhe të miratoj reformën në drejtësi. Pastaj me zgjedhjet të bëj cfarë të doj.

Por problemi I tij është se ai nuk e ka ndarë, a I duhet ndihma e Perndimit që ta fus në Kuvend, apo jo. Kur hyn në çadër e kupton se ata njerëz aty janë me perndimin, kur del nga çadra e shkon tek zyra e Berishës, e kupton se ai burri e ka betejën me Perndimin. Dhe vet mos e torturoni ti kërkoni të thotë me kë është. As vet nuk e di. Thjeshtë nënkuptohet se nuk do të bëhet një udhëheqës antiperëndimor, por nuk ka fuqi të përfaqësoj më perëndimin në atë parti që i ka lënë në dorë Sali Berisha. Duhet të zgjedh mes këtij të fundit dhe Perëndimit. TEMA

Next Post
Habit pedagogia: Kush është i aftë me 3 gra, t’i dhurojmë një të katërt

Habit pedagogia: Kush është i aftë me 3 gra, t'i dhurojmë një të katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In