Lulzim Basha ka vendosur të shmangë çdo kontakt me kreun e ri të bashkisë së kryeqytetit. Zyrtarisht është konfirmuar se do të jetë nënkryetari Enno Bozdo ai i cili do t’i dorëzojë erion Veliajt çelësat e zyrës, ndërsa prezent në ceremoni do të jetë edhe stafi aktual i Bashkisë.
“Buxheti i Bashkisë Tiranë është i mjaftueshëm për të vijuar punët e nisura si dhe ato të rejat. Janë 110 projekte gati dhe të gjitha dosjet do t’i dorëzohen Veliajt” – mësohet të ketë thënë Bozdo për televizonin A1 report.
Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajt
“Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve”, – tha Bozdo
Ndërkohë, sipas informacioneve, ditën e djeshme është lyer gjithë pjesa e brendshme e Bashkisë së Tiranës, duke u bërë kështu gati për stafin e ri që do drejtojë nga aty për 4 vite.