• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk di të pranojë as dhe një difekt të vetëm

by Plator Nesturi
17/05/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Debati në Kryesinë e PD është vetëm një pjesëz e vogël e shprehjes së energjive plot daallgë që ndeshet sot anëtarësia e thjeshtë e PD. Debat që nis së brendshmi së pari, për humbjen e një beteje për të cilën e ndjejnë se lidershipi bëri shumë gabime në kohë e për të cilat u ndëshkuan të gjithë, apo të ngushëllohen me faktin se fitorja u është vjedhur ashtu siç ka ditë që gjëmon makineria e propagandës e të njëjtëve liderë që sot nuk dinë të dorëhiqen.

Në këtë dyzim ndjesish ku njëra palë kërkon dorëheqjen e Bashës si humbës, dhe tjetra që justifikon kyetarin se fitorja e vjedhur nuk është humbje, dhe turet e takimeve janë të ndryshme. Një tur i Bashës nëpër qytete e një tjetër tur i kritikëve që këkrojnë një tjetër lidership dhe jo pengmarrje lidershipi. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo betejë brenda demokratëve por e sigurt është se plagët e marra në PD do të kullojnë jo vetëm gjak por dhe qelb infeksioni. Ndaj dhe dilemat janë mëdha, pra, nëse qëndrimi i Bashës e shëron më shpejt PD apo do shtojë infeksionin e brendshëm.

Në fakt, në takimin e djeshëm në Elbasan, aty ku Basha bënte thirrje se “duhet të vini në Elbasan për të mësuar si janë vjedhur zgjedhjet”, pikërisht aty pra, pjesëmarrja ishte më e vogël se kudo. Demokratët duket se po i rrinin larg Bashës dhe jo vetëm në Elbasan. Pasi shohin një gjë që duket qartë: Basha nuk di ti njohë vetes as edhe një gabim të tijin personal për rezultatin e zgjedhjeve. Për të fajin e ka vetëm kundërshtari, por ai kurrë. Të njëjtat teza u përdorën dhe gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD du do të merreshin në analizë shkaqet dhe rezultatet e qarqeve.

Viktimizim për çfarë ndodhi në 25 prill dhe se tani e tutje fillon beteja e vërtetë opozitare. Dhe sigurisht, me në krye po Bashën që rifutet në betejë. Kërkesat e Kadillit dhe Ristanit për dorëheqje të kryetarit dhe moskandidim të ri të tij në zgjedhjet e korrikut në PD, argumentohen jo vetëm me humbjen e rradhës së zgjedhjeve, por dhe pse Basha nuk mund të japë më, dhe se PD ka dhe njerëz të tjerë që mund ti japin një frymëzim të ri betejës së saj.

Gjithësesi, debati i djeshëm mendohet se do të jetë përplasja e parë e brirëve në PD.  Përplasjet do të vijojnë deri në përcaktimin nëse do të kemi të njëtin kryetar apo do një emër të ri. Nga kjo, dhe mënyra si do të zhvillohen këto zgjedhje të brendshme, do të varet nëse PD do të mbetet e bashkuar apo do të ketë një shizmë të re.

Next Post
“Shitën tokën dhe kanë 100 mijë euro në shtëpi”/ Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë për grabitjen

"Shitën tokën dhe kanë 100 mijë euro në shtëpi"/ Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë për grabitjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In