• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nis turin e takimeve, në fokus zgjedhjet parlamentare të 2017-ës

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të Basha që do të shtrihet në cdo degë të Partisë Demokratike.
Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe  kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe populore dhe fitores ndaj kartelit të Drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Kryeopozitari theksoi se sot ka një pyetje që mundon çdo qytetar:  “Si do të fitojmë përballë bandave, parave të krimit, drogës dhe korrupsionit që ka grumbulluar Edi Rama?!” Për Bashën përgjigjja është vetëm një: “Aleanca me qytetarët dhe duke iu dhënë shpresë njerëzve se rrotacioni nuk do të jetë thjesht largimi i disa njerëzve dhe zëvendësimi me disa të tjerë

“Pyetja që shtrohet është kjo: Po mirë kur këta kanë paratë e tenderave e të korrupsionit, kur këta kanë paratë e drogës që e kanë mbushur si asnjëherë vendin me të, si do t’ia dilni të përballeni dhe të fitoni?! Cila është përgjigjja?! Cilët janë skenarët?! Të bëjmë bandën tonë, ushtrinë tonë të gangsterëve për t’u përballur me ushtrinë e tyre?! Absolutisht nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje e demokratëve. Ju e dini fare mirë, edhe në momentin kur bandat më famëkeqe të tyre iu janë kundërvënë popullit dhe demokratëve ne kemi qëndruar dhe jemi ringritur dhe jemi bërë shumicë sepse njerëzit besuan tek ne, jo sepse kishim banditë më të fortë sesa ata.Çelësi i fitores tonë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja e bandës me bandë. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar. Receta e opozitës është qytetari shqiptar dhe mrekullia e opozitës do të jetë qytetari shqiptar. Po si do ta bëjmë?! Duke iu dhënë besim njerëzve se rrotacioni i ardhshëm i pushtetit nuk do të jetë që drejtori aktual i Albpetrolit të zëvendësohet me një tjetër horr, vetëm kësaj radhe me teser të Partisë Demokratike.Duke iu dhënë shpresë njerëzve se politikat tona nuk do të jenë thjesht dhe vetëm heqja e rriskut buxhetor nga filan oligark dhe çuarja tek oligarku tjetër. Por se në qendër të politikave tona do të jenë njerëzit, do jenë qytetarët, do të jenë problemet, do jenë hallet e tyre dhe zgjidhjet”.

 

ma.me

Next Post
VIDEO/ Panik në Australi, meteori godet Tokën

VIDEO/ Panik në Australi, meteori godet Tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In