• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Vlora: Në 18 Shkurt bashkimi më i madh i shqiptarëve

by A R
14/02/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Vlorë ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të cilët i ftoi të marirn pjesë në protestën e 18 Shkurtit.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga selia e PD, Basha mori ide dhe sugjerime lidhur me protestën e 18 shkurtit e cila sipas tij është vetëm fillimi i një lëvizje mbarëpopullore, lëvizje që do të sjellë një ndryshim të madh në vend.

Pasi dëgjoi edhe shqetësimet e të rinjve lidhur kryesisht me papunësinë, kryedemokrati Basha i ftoi vlonjatët të ngrenë njëzëri problemet e tyre përpara Kryeministrisë më 18 shkurt, ku do të nisë edhe lëvizja mbarëpopullore e cila do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

“Rinia e Vlorës është e angazhuar si asnjëherë më parë për t’i prirë bashkimit mbarëpopullor të 18 Shkurtit, që do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite pluralizëm.

Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij bashkimi.

Ata që pritën më kot 300 mijë vende pune, ata që shpresuan shëndetësi falas, ata që donin të dërgonin djemtë dhe vajzat e tyre në universitete më cilësore me tarifa të përballueshme, e dinë fare mirë pas katër vitesh se vende të reja pune nuk ka, se shëndetësia është në ditën e saj më të zezë, dhe se të çosh fëmijët në universitet është më e shtrenjtë.

Taksat janë rritur, faturat e energjisë janë më të larta, të ardhurat kanë rënë, po kështu edhe fuqia blerëse”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se Vlora e 2017-ës është më keq, për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit i cili gëlon, për shkak të lidhjes së qeverisë me bandat.

“Sot vetëm një grusht njerëzish gëzojnë frytet e “Rilindjes”. Pushtetarët dhe kriminelët e lidhur me ta, janë pasuruar në këto katër vite, kanë vënë pasuri miliona euroshe mbi taksat, mbi gjakun, mbi djersën e njerëzve të thjeshtë.

Populli i Vlorës është i braktisur nga kryedeputeti i saj. Populli i Vlorës është më i braktisuri, më i harruari në mjerimin ekonomik, në probleme dhe në brengën e madhe, hallet e mëdha, mungesës së ndihmës ekonomike, pensioneve të pamjaftueshme, faturave të larta, mungesës së shpresës dhe mundësisë për nesër”, theksoi Basha.

Për ti dhënë fund braktisjes nga qeveria, Basha i kërkoi çdo vlonjati të mos ketë frikë të kërkojë atë çfarë i takon.

Ndryshimi vjen përmes njerëzve, përmes guximit dhe lirisë dhe sipas Lulzim Bashës, rinia është motori i çdo lëvizje madhështore.

“Kjo braktisje mund dhe do të marrë fund vetëm kur ne të bashkohemi për të siguruar një të drejtë elementare që është e drejta të zgjedhim dhe të shkarkojmë më votë qeveritë, pushtetin e qeveritarëve.

Ndryshimi po vjen, ndryshimi nuk do të ndalet. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët vlonjatë të bëhen pjesë e një bashkimi të madh qytetar, e një bashkimi mbarëpopullor me 18 Shkurt në Tiranë, për ti thënë ndal arrogancës së pushtetit, për ti thënë jo pushtetit të lidhur me krimin”.

“Nuk do të ketë votime por do të ketë zgjedhje. Vlora do të zgjedhë, Vlora do të votojë me votë të lirë e të ndershme, Vlora do të flasë me zë të lartë .

Vlora e braktisur nuk do të jetë më e braktisur dhe e harruar por do ti kthehet vlonjatëve, do ti kthehet qytetarëve me votë të lirë dhe të ndershme. Dhe që ta sigurojmë këtë, me 18 Shkurt i ftoj të gjithë vlonjatët të jenë pjesë e bashkimit më të madh, e bashkimit më të madh të shqiptarëve në 27 vjet”./a.m.

Next Post
Si ndërhynte Dritëroi për të shpëtuar shkrimtarët e dënuar dhe biseda me Pali Miskën

Si ndërhynte Dritëroi për të shpëtuar shkrimtarët e dënuar dhe biseda me Pali Miskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In