• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Velipoja: Turizmi u godit nga prishjet selektive! Heqim taksën e Rrugës së Kombit

by A R
03/07/2020 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Velipojë, ku u takua me sipërmarrës të sektorit të turizmit të zonës.

Prej andej deklaroi se Velipoja ka një natyrë të mrekullueshme dhe njerëz punëtorë, që mbajnë familjen me turizmin dhe strukturat e tij mbështetëse dhe se me nisjen e sezonit turistik, në vend të mbështetjes nga qeveria, ata u goditën nga fadromat dhe prishjet selektive akoma pa filluar të nxjerrin sadopak të ardhura për banorët atje.

“Pa asnjë dokument, banditët e pushtetit shkatërruan mundin dhe djersën e qytetarëve dhe kjo për t’u hapur rrugë projekteve korruptive të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Politikat korruptive në shërbim të një grushti oligarkësh e kanë dëmtuar turizmin dhe ekonominë. Sipërmarrësit më thanë se i kanë paguar të gjitha taksat këto tre muaj, pavarësisht se janë gjendur pa punë dhe mundësi reale për t’i paguar. Tregtarët e zonës më thanë se xhiroja është përgjysmuar dhe shpresat për të nxjerrë shpenzimet e tyre për këtë vit janë fare të pakta”, u shpreh Basha.

Sipas tij, kjo situatë kërkon zgjidhje dhe që abuzimi, korrupsioni, shkatërrimi i mundit dhe djersës së shqiptarëve për afera korruptive të marrë fund, duhet të ndëshkohen përgjegjësit.

Basha tha se pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund dhe se të gjithë ata që kanë prishur pronën e ndërtuar me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, do të marrin dënimin e merituar.

“Këta banorë që kanë parë investimin e jetës të rrënuar para syve, meritojnë drejtësi.

Pushuesit nga Kosova nuk do të rëndohen më me tarifën prej 5 eurosh. Ne do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit që na ndan me vëllezërit tanë. Ne do t’i heqim bizneseve, bandat e taksidarëve nga qafa si dhe do të anulojmë ‘taksën Rama’ për karburantin”, u shpreh Lulzim Basha.

Ai shtoi se vëmendja jonë do të përqendrohet te biznesi i vogël, si sipërmarrja që përbën shtyllën kryesore të ekonomisë në vend, duke caktuar vetëm një taksë 0.5% të xhiros vjetore.

Ndër të tjera deklaroi se Qeveria e drejtuar prej tij do të investojë në infrastrukturën rrugore, ujë dhe kanalizime dhe në rrjetin energjitik, në mënyrë që turizmi shqiptar të ketë kushte normale dhe të denja për pushuesit shqiptarë dhe të huaj.

/a.r

Next Post
Koronavirusi prek minibashkinë nr.2 në Tiranë, ndërpritet puna

Koronavirusi prek minibashkinë nr.2 në Tiranë, ndërpritet puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In