• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Shëngjini: BE refuzoi hapjen e kufijve me Shqipërinë, shkak dështimi i masave anti-COVID

by Ardit Rada
29/06/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimeve në Shëngjin ka thënë BE refuzon hapjen e kufijve për shkak të dështimit të masave anti-COVID.

Basha shprehet se Shqipëria ka numër të lartë të të infektuarve dhe numër të ulët të testimeve që pason dhe me situatën e rëndë ekonomike, teksa shton se Rama refuzoi thirrjen e opozitës për strategjinë e rihapjes dhe për testimet, që ka çuar në këtë situatë.

Statusi nga Lulzim Basha:

Sot në Shëngjin takova operatorë turistikë dhe sipërmarrës që po përjetojnë situatën më të vështirë ndonjëherë.

As 10% e strukturave hoteliere nuk kanë rezervime, ndërsa pjesa më e madhe e bareve dhe restoranteve po punojnë me 30-40% të kapaciteteve. E gjithë kjo situatë do të thotë se më shumë se gjysma e punonjësve, që në kohë normale do të ishin duke punuar dhe siguruar të ardhura për familjet e tyre, sot janë të papunë.

Dështimi i RAMAVIRUSIT për marrjen e masave për të kryer testimet e nevojshme në mënyrë që të identifikoheshin dhe izoloheshin vatrat e të infektuarve me COVID-19, ka sjellë këtë situatë në vend, ku për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, numrit të ulët të testimeve dhe situatës së rëndë ekonomike, BE refuzoi hapjen e kufijve me Shqipërinë. Kjo do të thotë më pak turistë, më pak të ardhura, më pak të punësuar.

Edi Rama refuzoi ta dëgjojë thirrjen tonë për strategjinë e hapjes sepse në vend që paratë të shkonin për ekonominë dhe për të blerë kite testuese, i pagoi ato për tendera dhe koncesione korruptive.

1 milion euro janë dhënë me një firmë për inceneratorët, ndërkohë që këto para mund të përdoreshin për t’i dhënë një shtysë sektorit jetik të turizmit.

Strukturat hoteliere, baret dhe restorantet përveç mungesës së turistëve po përballen dhe me taksa e tarifa të rritura, me dyfishimin e faturave të energjisë, ujit dhe me tatimorët, që në këtë kohë krize janë vërshuar si bandë mbi biznesin. Sepse strategjia e vetme e RAMAVIRUSIT është: Merr nga biznesi i ndershëm dhe qytetarëve dhe jepja një grushti oligarkësh.

Ne kemi një vend të mrekullueshëm. Në Lezhë si në pak vende të tjera, ndërthuret trashëgimia historike e kulturore me natyrën e mrekullueshme, duke e bërë një destinacion të preferuar për turistët. Problematikat janë të shumta, por kur ka vullnet dhe dëshirë, ka gjithmonë zgjidhje. Ne do të vendosim prioritetet e duhura. Duke nisur me uljen e taksave dhe tarifave, orientimin e investimeve drejt sektorëve të rëndësishëm, duke hequr taksën “Rama” mbi karburantin dhe ndihmuar me subvencione sektorët e rëndësishëm që janë dhe furnizuesit e sektorit te turizmit, siç është bujqësia, peshkimi etj.

Asgjë nuk është e lehtë dhe mund të zgjidhet si me magji. Por pak nga pak, çdo ditë do ia dalim të kthejmë normalitetin në ekonomi dhe në turizëm, që është një sektor jetik për vendin, zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

/e.rr

Next Post
Dënohet me burg ish-kryeministri francez (Në Shqipëri vetëm Nano dhe Ramiz Alia e kanë parë derën e qelisë)

Dënohet me burg ish-kryeministri francez (Në Shqipëri vetëm Nano dhe Ramiz Alia e kanë parë derën e qelisë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In