Nga Saranda kreu i demokratëve ka premtuar investim dhe infrastrukturë moderne për peshkimin dhe subvencionimin e këtij sektori.
Sipas PD ndonëse 300 familje jetojnë vetëm me peshkimin në Sarandë, ky sektor është drejt falimentimit. Mungesa e kushteve, taksat e larta, mungesa e kantierit për riparimin e varkave kanë qenë disa nga shqetësimet e shprehura nga peshkatarët në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryedemokrati dëgjoi shqetësimet e peshkatarëve dhe i’u përgjigj me premtime problemeve që shqetësojnë ato.