Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shqiptarët nuk duhet të ikin jashtë vendit pasi ai që po i bën valixhet gati është Edi Rama dhe banda kriminale.
“30 qershori do jetë varreza politike e rilindjes. Unë e di se mes jush ka shumë që janë dëshpëruar kur ju është konfirmuar frika dhe makthi i tyre për qeverinë e krimit që ka në dorë fatin tuaj kur keni dëgjuar hienat mafioze të bëra njësh me shtetin për t’ju vjedhur votën. Sonte kam një mesazh: Mbyllini valixhet dhe hapini zemrat për ndryshimin që kam lindur. Dikush po bën gati valixhet tani që po flasim, ai është Edi Rama dhe banda kriminale. Mos kini merak, nuk kanë ku të shkojnë veçse në qelitë e burgut. Nuk ka paqe, zgjedhje, proces normal politik pa drejtësi, pa u ndëshkuar kriminelët”, tha Basha.