• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha nga Lushnja: Rama rriti taksat, fajin nuk e kam unë

by
20/05/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë në qytetin e Lushnjës. Zoti Basha ka denoncuar rritjen e borxhit publik nga qeveria e cila sot ka hapur një gropë të madhe prej 700 milionë dollarësh të cilat i ka marrë borxh. Sot halleve dhe problemeve të qytetarëve të cilët nuk kanë punë dhe duhet të paguajnë fatura më të larta të energjisë dhe karburantit i shtohen dhe 240 mije lekë që duhet të paguajnë nga borxhi që ka marrë qeveria.

“I rritën taksat që të vjelin e të mjelin popullin por jo t’ua kthejnë ju, as me shërbime as me punësime, as me investime, as me larje borxhi. E pyesim ku janë vendet e punës që premtove, ai thotë po mbyll një gropë të madhe; e pyesim pse janë rritur çmimet, po mbyll një gropë të madhe, përgjigjet; pse e ke rritur çmimin e energjisë, pse i ke rritur faturat abuzive, po mbyll një gropë të madhe. Cila është kjo gropë? Është gropa e borxhit sipas tij por Edi Rama ka marrë 700 milionë dollarë më shumë borxh se qeveria paraardhëse dhe s’ka larë asnjë lek borxh qe i bie 240 mije leke të vjetra për frymë shqiptari nga foshnja tek më plaku”

Nuk mund të ketë prioritet më të madh për një parti politike dhe për liderët e saj se sa hallet dhe problemet e qytetarëve, tha zoti Basha. Çfarë mund të ketë më prioritet se alternativat e zgjidhjes së krizës ekonomike ku e ka zhytur Rama – Meta vendin, ofrimin e shanseve për punësim në mënyrë që qytetarët të sigurojnë bukën e fëmijëve të tyre, theksoi kryetari i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e Lushnjës.

“Sulmet ndaj opozitës, sulmet ndaj meje çfarë tregojnë? Se nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për ju. Thonë Basha flet për taksën e sheshtë e për rritje të rrogave e të pensioneve e për ulje e çmimit të energjisë por ky nuk është momenti i duhur. Po kur është momenti i duhur, në qoftë se nuk është sot, kur papunësia rinore ka arritur 40%, kur papunësia kombëtare është 20%, kur mjerimi është pesëfishuar, kur çmimet janë rritur, kur nafta është më e shtrenja në Europë, kur energjia elektrike është kthyer në një makth për çdo familje?! Cilat janë prioritete, nëse jo këto çështje?! E pra, sot ju them se për ne, prioriteti numër 1 është punësimi, lufta kundër varfërisë, lufta për paga të larta, pensione të lart, për punë dhe dinjitet, asnjë prioritet tjetër nuk kemi mbi këto.”

Zoti Basha tha se propozimet e PD për uljen e çmimeve të energjisë dhe naftës, për uljen e taksave dhe krijimin e hapësirave për biznesin, për të hapur vende pune u rrëzua nga mazhoranca përmes arrogancës e kartonëve në Parlament, por më 21 qershor tha Basha kartonat janë në dorë të qytetarëve të cilët do të zgjedhin mes ofertës për punë dhe dinjitet dhe arrogancës së qeverisë që solli varfëri dhe mjerim.

“Në 21 qershor, këta nuk i kanë kartonat, kartonat i ka populli dhe me kartonat e popullit ne do ta ulim 25% çmimin e energjisë dhe do falim kamatë-vonesat për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin me taksën më të ulët në Ballkan. Uljen e tarifave për të gjitha universitetet dhe për të rihapur filialet e universiteteve publike kudo ku ato janë mbyllur. Oligarkia nuk do të na ndalë dot për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve, për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë personave të larguar me të padrejtë, për kompesimin me vlerë tregu të gjithë objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme.”

Kandidati për kryetar bashkie Darien Xhindoli ka theksuar në programin e tij uljen e taksave për biznesin dhe mbështetjen e të rinjve për të hapur biznese dhe për tu punësuar është prioriteti numër një.

“Do stimulojmë çdo biznes që merr në punë të rinj, do stimulojmë të rinjtë për hapjen e bizneseve të reja me anë të kredive dhe fondeve rezervë të bashkisë.”
Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dhe me banorë të Çermës në Lushnjë. Mungesa e subvencioneve për bujqësinë dhe rritja e kostos së punimit të tokës përmes rritjes së çmimit të energjisë dhe karburantit kanë qenë shqetësimet e paraqitura nga banorët. Ulje e çmimit të energjisë dhe taksës së qarkullimit, subvencione për fermerët janë prioritete për PD, theksoi z. Basha.

Next Post

Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal, pranga 4 të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In