Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur nga çadra e protestës fjalimin e radhës ku ka njoftuar edhe vendimin për intensifikimin e protestave në të gjithë vendin. Ai njoftoi vendimin e opozitës për bllokimin e trafikut në të gjithë vendin duke nisur nga e hëna.
“Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin. Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orën 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.
Edhe këtë herë Basha i është rikthyer kërcënimeve për funksionarët e shtetit dhe këtë herë i’u drejtua anëtarëve të KQZ-së. pas refuzimit të tyre për të miratuar kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve, Basha tha se ata duhet ta hedhin poshtë kërkesën.
“KQZ me të vërtetë ka refuzuar kërkesën për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve por nuk e kanë hedhur poshtë. Po nuk e hodhët poshtë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do t’u çojmë në ndjekje penale”, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës deklaroi më tej se koalicioni qeverisës po bën manovra për të mbajtur gjallë republikën e vjetër sipas tij. Basha theksoi se nuk do jetë pjesë e një dialogu për të negociuar në një pazar të tillë.
“Pazari i peshkut ka filluar manovrat për të mbajtur gjallë republikën e vjetër që po ua merr lumi përditë. Pazari i peshkut mendojn se tani që nuk po ja del dot kurajos qytetare do negociojë me ne një Pazar politik dhe t’i shesë qytetarëve sapunin për djathë. Kjo përbëhet nga dy platforma. E para është ahjde t’i bëjmë luftën kudnër dropgës, kushtet për zgjedhje të lira, por hajde se i bën Eëdi Rama, pra njeriu në hdnërrimin e Shqipërisë Kolumbi të Evropës, por këtu dorgën e komandon Edi Rama dhe çeta e tij që e solli në pushtet. Pra ky që e mbushi Shqipërionë me dorgë do besimin tonë se do luftojë drogën.
Së dyti, njeroi që soli kriminelët në pushtet. Shkatërroi 4 palë zgjedhje. Edi Rama nuk do ta ketë kurrë besimin e opozitës”, tha Basha.
Më tej ai shprehu edhe njëherë vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund protestës. Basha komentoi edhe faktin se tashmë PS-LSI nuk mund të shkojnë më si koalicion në zgjedhje pasi afati skadoi dhe KQZ nuk miratoi kërkesën e tyre për shtyrje.
“Koalicioni i zullumit që prej ditës së sotme ka vendosur të mos jetë koalicion, por vazhdon të mbajë peng për shkak të zullumit ku është zhytur, zgjidhjet që pret një popull i tërë, që presin qytetarët shqiptarë, zgjidhjen e krizës politike, të shkaktuar për shkak të makutërisë së verbër e cila i shtyn drejt projektit ogurzi të asgjësimit të zgjedhjeve të lira. E kemi thënë prej ditës së parë se rrënjët e kësaj lëvizje janë në aspiratën e çdo qytetari, për t’i dhënë fund republikës së vjetër të demokracisë fasadë, të parlamenteve fasadë, të qeverisjes fasadë, e cila ka prodhuar një ekonomi fasadë. Rend dhe siguri fasadë, drejtësi fasadë, arsim fasadë, sepse qëllimi i vërtetë është të shërbejë vetëm si fasadë për komplotin e madh politik dhe ekonomik që është drejtuar kundër çdo shqiptari. Fasada ka rënë, fasada është çjerrë. Shqiptarët e bashkuar, e kanë shkatërruar fasadën e gënjeshtrës, dhe sot u them nuk ka bojë ta lyejë më realitetin e Shqipërisë së gjunjëzuar nga krimi dhe korrupsioni. Por, po kështu nuk ka më forcë ta kthejnë mbrapsht këtë vullnet popullor që po kërkon të drejtëqn natyrale për të marrë në dorë fatet e tij, fatet e shqiptarëve nuk do jenë më kurrë rob i komploteve. Ky është premtimi i republikës së re”, vijoi Basha./a.m.











