• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Durrësi: Rama e Dako nuk ndalen po nuk i ndalëm ne!

by A R
21/07/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha, u ndal në Durrës në një takim me qytetarët, ku pasi u njoh me shqetësimet e tyre, tha se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsionit, arsyet kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve te lira.

“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli”, u shpreh Basha.

Takimi i Bashës me qytetarët e Durrësit përkoi me dy vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila, siç vuri në dukje Basha, është një reformë e shkatërruar në themel.

“Reforma në drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Saimir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare”, tha Basha.

Ai iu kërkoi qytetarëve që ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetëm si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, për sa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

“Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne”, u shpreh Kryetari i PD.

Basha tha se Shqipërisë i duhet një qeveri ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të mos jenë të lidhur me krimin, që kane prioritet ekonominë e qytetarëve të zakonshëm dhe jo pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit./a.m.

Next Post
VIDEO +18/ “Ju q* motrën, by**, mbajeni mend”, ja si i kërcënon policët kreu i PD

"A duhet PD të kërkojë ndjesë publike për 'Lulzim Bashën' e Gramshit?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In