• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në SHBA nuk përmend asnjë takim konkret: Kemi mekanizma për t’i bllokuar zgjedhjet e qershorit

by A R
24/03/2017 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu demokrat Lulzim Basha ka folur pasditen e sotme në një intervistë për Zërin e Amerikës duke paralajmëruar jo vetëm bojkotin, por edhe bllokimin e zgjedhjeve. Ai u shpreh në studio se ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të SHBA-ve, por pa përmendur asnjë rast apo emër konkret.

Basha tha se për ngërçin politik të krijuar në vend, opozita nuk pret një zgjidhje nga ndërkombëtarët.

“Aleatët duhet të informohen drejtë për situatën në Shqipëri. Ka lobistë të paguar me paratë e drogës të mafias shqiptare. Ne shohim me tronditje të madhe sesi Shqipëria është kthyer në furnizuese e drogës për Europën” – tha Basha.

Kryetari i PD iu shmang pyetjes nëse ai vinte në dyshim se ambasadori Donald Lu nuk transmetonte zërin e Uashingtonit.

Gazetari i Zërit të Amerikës e pyeti Bashën nëse do të merrte pjesë në zgjedhje. “Do të ketë apo jo zgjedhje këtë nuk e keni ju në dorë. Pyetja ime është a do të mërrni pjësë në to?” – tha në studio drejtuesi i intervistës.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Këtë nuk e përcaktojmë ne por qytetarët shqiptarë” – tha Basha teksa u pyet nëse PD do të hyjë në zgjedhje me këtë qeveri. Basha pranoi se PD ka mekanizma për t’i penguar zgjedhjet e qershorit nëse ato zhvillohen me qeverinë “Rama”.

Pjesë nga intertvista:

A do të merreni pjesë në zgjedhjet në Kavajë?

Opozita nuk do të pranojë dhe lejojë zgjedhje me krimin dhe kushti është largimi i Ramës për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Cili ishte synimi i vizitës në SHBA?

Kam takuar krerët e komisioneve të Jashtëm dhe Sigurisë, kongresmenë dhe senatorë dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri. Për impaktin që ka kriza politike dhe influencën e drogës në proceset demokratike. Përshëndes protestuesit nga SHBA, mora mbështje nga të gjithë në administratën Trump për të mos lejuar krimin në zgjedhje.

Çfarë mbështetje prisni nga SHBA?

Nuk presim zgjidhje nga të huajt, pasi nëse do të prisnim nuk do të ishim akoma në protestë. Së pari informimi i aleatëve tanë, pasi është investuar në keq infromrimin e ndërkombëtarëve.

A vini në dyshim infromacionin e Ambasadës në SHBA?

Jo! E kam fjalën për lobistët me paratë e drogës. Në qevrisjen e Ramës, Shqipëria bazë për furnizimin e Europës me drogë dhe procesi demokratik është asgjësuar, nga kriminelët me damkë, të dënuar, që sot bëjnë ligjin në PS dhe Shqipëri. Ky realitet njihet nga të gjitha dhe kosntatohet si problem kryesor për të ardhmen e Shqipërisë.

Kërkesa për qeveri teknike është hedhur poshtë nga Rama, në zgjedhje edhe pa PD, nëse nuk plotësohet kërkesa, a do të merrni pjesë?

Opozita nuk do të lejojë zgjedhjet. Qytetarët kanë folur qartë pa censurë. Dritan Hila dhe Artan Fuga dhe shumë të tjerë nuk kanë asnjë të përbashkët me programin e PD.

Si do i bllokoni?

Mekanizma paqësore për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhje me krimin dhe Ramën nuk do të ketë.

Zgjedhjet janë të ligjshme janë dekretuar. A do të merrni pjesë?

Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Votime në Shqipëri ka pasur, por jo votime. Jemi të gatshëm për të gjitha hapat. Nuk do të ketë bojkot, por ko zgjedhje të diktuara nga krimi.

Nëse do të ketë zgjedhje a do të merrni pjesë?

Do të ndalim një maskaradë dhe do të japim zgjedhje të lira për shqiptarët. Zgjidhja e vetme është me qeveri teknike

/javanews/b.d

Bushati ironizon me Bashën: Kanabisi po blen dhe Amerikën, ndaj nuk po e dëgjojnë çadrën?

Next Post
Pajisja e përgjimit, zbulohet identiteti i izraelitit, emri i tij në skandalin “Panama Papers”

Pajisja e përgjimit, zbulohet identiteti i izraelitit, emri i tij në skandalin "Panama Papers"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In