• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ne të bashkëpunojmë për negociatat? Ambasadorët janë aut fare…

by A R
02/07/2018 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me një grup të rinjsh ka kujtuar sot 2 Korrikun e 1990-ës, datën në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial.

Gjatë fjalës së tij Basha falënderoi të gjithë ata të rinj që në atë kohë u futën në ambasada dhe çanë digën që sipas tij solli edhe shembjen e murit të diktaturës.

Lideri i PD nuk kurseu as kritikat për ambasadorët e huaj, ndërsa theksoi se këta të fundit nuk po mbajnë qëndrim për negociatat. Ai bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë për këtë çështje me qeverinë.

“Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë aut fare. Ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit.

Kemi mbajtur qëndrimin tonë për negociatat”, tha ai.

Mes të tjerash ai nuk kurseu ironitë dhe sulmet për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, ndërsa tha se ai ishte një nga ata persona që u griste pantallonat të rinjve.

“2 korriku është një datë lirie. Një datë lirie, pasi është dita kur rinia shqiptare hodhi murin e izolimit, përmes ambasadave. Kanceri i komunizmit na kishte pushtuar në atë kohë. Pasaporta në atë kohë nuk jepej. Lëvizja edhe nga qyteti ishte e kontrolluar.

Një vit para se të një vit para se të shembej sistemi u ekzekutua poeti Havzi Nela. Fatmir Xhafaj me shok i shkepnin pantallonat të rinjt, se i kishin pantallonat tub.

Sot është dita t’u themi qindra mijërave të rinjve në atë kohë që shembën regjimin.

Sot është dita t’u themi faleminderit atyre që u ngritën për atë që ishte çarja e digës në 2 korrik dhe më pas shembja totale e murit.

Po sot pse jemi të izoluar? Jemi të izoluar nga tregjet, nga zhvillimi teknologjik. Sot ministri i Brendshëm mbron vëllain e tij të dënuar për drogë.

Apo edhe kryeministri që është i lidhur me drogën. Ku jemi sot? Sot ka edhe hashash. Ndaj mbushen ‘Toyota Yaris’ me euro. Ku shkojnë këto para? Do i pastrojnë.

Ndaj shihni kulla gjithandej. Ndaj do merret teatri që të bëhet kulla. Moshapja e negociatave është shembull i izolimit”, tha Basha.

Kujtojmë se ditën e sotme u zhvillua një tryezë pas konkluzioneve të Bashkimit Europian për negociatat e Shqipërisë, ku të pranishëm ishin ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Vlahutin bëri thirrje që procesi analitik i BE-së për Shqipërisë do të nisë që këtë verë e prandaj sipas saj duhet punuar shumë sidomos për bindjen e vendeve skeptike, ndërsa ftoi opozitën që të bashkëpunojë me qeverinë.

“Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim”, tha ambasadorja. /b.d

Next Post
Presidenti i ri i Meksikës, kritik i ashpër i Donald Trump

Presidenti i ri i Meksikës, kritik i ashpër i Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In