Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha vizitoi sot Shkodrën, ku në një bashkëbisedim me qytetarët tha se platforma e parë e Partisë Demokratike kur të vijë në pushtet, është shkëputja e lidhjes së krimit me qeverinë.
“Nuk duhet të keni frikë qytetarë të pini kafe. Ky do të jetë një transforfim i madh. Jo thjesht duke hequr Edi Ramën. Këta kanë ngritur trarë dhe gardhe kudo, dikur i kanë vënë më ligj, diku me pergesa të tjetra, që studenti që ka mbaruar shkollën të paguajë rryshfet, që biznesmeni prodhues të mos çajë përpara pa paguar gjobën.
Këto janë pengesa që na mbajnë peng prej vitesh, por kanë arritur kulmin me bandën e tij në pushtet. Prandaj jemi ngritur për një transformi të madh
Le ta themi hapur në shtëpinë e demokracisë në Shkodër. Zgjidhjet që do të përfaqësojmë janë reale, mund dhe do të bëhen realitet nëpërmjet vullnetit politik, ku nuk do te ketë më pesë duar që janë kthyer në monopol, duke filluar me parlamentin. Thyerja e këtyre monopoleve është platforma e parë e jona” – tha Basha.
/a.rada











