Kreu i Partisë Demokratike shtroi sot një mori pyetjesh për kryeministrin Rama në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
Lulzim Basha tha se me urdhër politik, janë shoqëruar pesë qytetarë nga forcat e policisë.
Teksa ka marrë pjesë në ditën e 29 të protestës, Basha tha se është shkelur ligji për pronat dhe nuk ka patur garë për projektin.
“Agai i Surrelit, Edi Rama, po harxhon këtu aq lekë sa nuk investohen për arsimin në Shqipëri” – tha Lulzim Basha pasditen e së dielës.
/b.d